Top News – Greqia dhe Izraeli/ Marrëveshje për udhëtimet e të vaksinuarve
09/02/2021 12:14

Në përpjekje për të ringjallur turizmin e dëmtuar nga pandemia e COVID-19, Izraeli dhe Greqia janë pajtuar për një marrëveshje që do të ju mundësojë qytetarëve të vaksinuar kundër koronavirusit të udhëtojnë pa kufizime, sapo të rinisin fluturimet. Në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij izraelit, Benjamin Netanyahu, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se marrëveshja “do t’u mundësojë turistëve izraelitë të kalojnë pushimet e tyre në Greqi pa asnjë kufizim”, Por, marrëveshja do të hyjë në fuqi vetëm pasi një përqindje e konsiderueshme e popullsisë të jetë vaksinuar, tha ai. Izraeli ka vaksinuar më shumë se 3.5 milionë banorë nga nëntë milionë sa ka popullsia e tij. Më shumë se dy milionë kanë marrë dy doza të vaksinës. Izraeli njihet për fushatën më të shpejt në botë të vaksinimit. Greqia ka rreth 11 milionë banorë, por ka vaksinuar më pak se 360.000. Netanyahu tha se të dy kryeministrat diskutuan për një marrëveshje të “pasaportës së gjelbër” (certifikatës së vaksinimit) që do të lejojë turistët izraelitë “të shkojnë në Greqi, pa asnjë kufizim. Izraeli të dielën filloi të lehtësonte masat e izolimit kundër koronavirusit të vendosura që nga dhjetori i vitit 2020. Shteti hebre ka regjistruar rreth 696.000 raste me koronavirus dhe 5,171 vdekje nga sëmundja COVID-19, raporton AFP.

Top News – Parashutistët britanikë ‘pushtojnë’ Gjermaninë/ Lëshimi më i madh nga Lufta e II Botërore
25/10 13:21
Top News – Starshield kthehet në normalitet / Musk akuzon Kievin: E përdori për të vrarë njerëz
25/10 13:21
Top News – ‘Nuk kemi parë kurrë president si ky’ / Obama fushatë kundër Trumpit
25/10 13:17
Top News – Turqia e Greqia ‘luftë’ për Mesdheun/Mosmarrëveshje e re për kufijtë e të drejtat detare
25/10 13:03
Top News – Bullgaria voton për Presidentin / Mes shqetësimeve për sulmet në Detin e Zi
25/10 13:03
Top News – Izraeli mbyll Bregun Perëndimor / Zgjedhje ‘të blinduara’, përshkallëzohen përleshjet
25/10 12:23
Top News – Rrugët e kaosit, trazirat shpëthejnë në Evropë, 1 mijë të arrestuar në Francë
25/10 12:22
Top Channel/Protestat në Itali, 110 të mitur të arrestuar/ Në komisariate më shumë se 370 persona
25/10 11:15
Top Channel/ Ndryshon ora/ Akrepat kthehen 60 minuta pas. Një orë më shumë gjumë, por trupit…
25/10 10:59
Top Channel/ Protestat në Francë, 1 mijë të arrestuar/ Më shumë se 400 mijë persona dolën në shesh
25/10 10:54
Top Channel/ Bill Gates:20 vite trazira nga IA: Tregu i punës do të ketë përmbysje gjatë dy dekadave
24/10 23:39
Top Channel/ Valë protestash në Europë. Revoltë dhe përplasje me policinë në Francë, Itali, Spanjë
24/10 23:34
Top Channel/ Digjet “Foleja e Shqiponjës”. Zjarri masiv shkatërron ish-rezidencën e Hitlerit në Alpe
24/10 23:31
Top News – Europa vlon nga trazirat. Çfarë po e shtyn gjeneratën Z që të kapë molotovët
24/10 20:05
Top News – Parisi në kaos. Mbi 100 mijë protestues përplasen me 70 mijë policë
24/10 20:04
Top News – ‘Frikacakët amerikanë’. Irani fajëson SHBA-në për dështimin e negociatave
24/10 20:03
Top News – Alarmi për sulme nga Irani. SHBA largon diplomatët nga Lindja e Mesme
24/10 20:02
Top News – OKB-ja ndërpreu ndihmat. Palestinezët në Bregun Perëndimor përballen me urinë
24/10 15:30
Top Channel/ Nesër ndryshon ora: Por disa vende po zgjedhin të mos i kthejnë mbrapa akrepat!
24/10 14:51
Top Channel/ Londër, shkatërrohet karteli shqiptar i drogës: Sekuestrohen thika e hanxharë!
24/10 14:48