Departamenti i antidrogës greke ka arrestuar në portin e Patras një shtetas shqiptar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike. Sipas njoftimit të policisë Geke autoritetet kishin informacion për mbërritjen e sasisë së kokainës nëpërmjet tragetit të linjes Ankona-Patra, gjeti në kabinën e kamionit që drejtohej nga një shtetas shqiptar tashmë të arrestuar, 14 kg kokainë të pastër, si dhe një shumë prej 287 mijë euro.