Policia serbe ka arrestuar një person në Nish, pasi i ka gjetur në kamionin që drejtonte mbi 500 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, kamioni është futur nga Kosova, por origjina e lëndës narkotike është nga Shqipëria. Sipas Policisë, droga ishte e destinuar për shitje në Serbi.