Top News – Gjermania zbut masat/ Nga 8 marsi, nis hapja graduale
04/03/2021 12:19

Pas takimit maratonë në Berlin mes federatës dhe landeve, gjermania vendosi tw nisë hapja graduale në sektorin e tregtisë me pakicë. Nga 8 marsi dyqanet hapen në zonat me incidencën nën 50 infeksione për 100.000 banorë në 7 ditë.Nëntë orë zgjatën konsultimet mes kancelares Angela Merkel dhe kryeministrave të Landeve lidhur me ecurinë e mëtejshme të masave kufizuese prej pandemisë së koronavirusit. Rezultati ishte zbutja graduale e masave te rrepta kufizuese anti covid. Vendimi parashikon që me një incidencë me më shumë se 100 infeksione përgjatë tri ditëve në zonën e prekur do të mbyllen sërish dyqanet dhe aktivitetet e tjera. Sa i përket sektorit të gastronomisë, kancelarja Merkel tha se në rast se incidenca nën 50 është e qëndrueshme në harkun kohor të 14 ditëve, atëherë mund të hapen lokalet që ofrojnë shërbime në mjedise të hapura. Ky është një tranzicion në një fazë të re. Megjithatë nuk duhet të jemi të shpenguar, por të kemi shpresa të bazuara. Eshtë e rëndësishme që hapat e mëtejshëm të bëhen me mençuri. Federata dhe landet ranë dakord për të ashtuquajturën frena e emergjencës në rast se incidenca shtatë ditore arrin në 100. Në një rast të tillë duhet të sprapsen vendimet për hapjen. Lidhur me ecurinë e çalë të vaksinimit synohet që duke nisur nga fillimi i prilit në këtë proces të involvohen më shumë se deri tani mjekët ekspertë dhe mjekët e familjes. Aktualisht vaksinimi zhvillohet vetëm në qendrat e krijuara enkas.Eshtë vendosur gjithashtu që duke nisur nga 8 marsi çdo qytetari do t'i ofrohet një test i shpejtë ndaj koronavirusit falas, theksoi kancelarja.

Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27
Top Channel/ Zelenskyt i soset durimi me SHBA! Presidenti: Presim prej 1 muaji raketat Patriot
26/10 19:41
Top News – Zelenski: Bisedimet me Rusinë në Nëntor / Kremlini ‘shuan shpresat’: Nuk e ndalin luftën
26/10 15:17
Top Channel/ Një kardiolog në krye të Listës Studentore: Kush është “kryeministri” i ri i Serbisë!
26/10 15:06
Top News – Putin ‘qan’ për humbjen e Vuçiç / ‘Shpresojmë që liderët e rinj të vlerësojnë Rusinë’
26/10 14:54
Top News – Macron nxjerr ‘Ligjin e Vandalëve’/ Plasin kritikat: Po cënon të drejtën për e protestës
26/10 14:43
Top News – Trump jashtë kontrollit: Norvegjia ta shpif! Sulmon vendin që nuk i dha Nobelin për Paqen
26/10 14:38
Top News – Trump mbështet Orban për shef të OKB / Kandidat i përbashkët i SHBA-së, Rusisë dhe Kinës
26/10 14:37
Top News – ‘Shitën’ protestat në Tiranë si në Paris / Televizionet kërkojnë falje: U ngatërruam!
26/10 14:27
Top News – Pritet Halloween i frikshëm në Francë / Ministri paralajmëron protesta të dhunshme
26/10 14:22
Top Channel/ Mirë me SHBA e BE, mirë me Rusinë e Kinën: Lista Studentore, një “linjë” me Vuçiç?
26/10 14:17
Top News – Një mandat i katërt si President/ Lula da Silva fiton zgjedhjet në Brazil, garë e ngushtë
26/10 12:10
Top Channel/ “Ulni armët, rrisni pagat”: Italia përgatitet për valë të re protestash në 30 tetor!
26/10 12:09
Top News – Plani i AfD-së për të shkatërruar BE/‘Një federatë kombesh sovrane ose referendum DEXIT’
26/10 12:09
Top Channel/ Lula da Silva fiton balotazhin në Brazil, Bolsonaro Jr.,: “Nuk e njoh rezultatin”!
26/10 12:08
Top Channel/ Humbja e Vucic, simbol për Europën: “E dimë se edhe ajo që na pret, nuk është e lehtë”!
26/10 11:38
Top Channel/ Rënia e Vuçiçit, mediat në Rusi paralajmërojnë destabilizim të Ballkanit Perëndimor?!
26/10 11:34
Top Channel/ “Hakmerret” Macron, 2 vite burg për dhunën! Ashpërsohet ligji
25/10 22:47
Top Channel/ Marine Le Pen sfidon sërish Macron, shpall kandidaturën për presidente
25/10 22:46
Top Channel/ Kremlini provokon Trumpin: Evropa duhet të jetë pjesë e negociatave
25/10 22:45