Top News – Gjermania shënon 75 vjetorin e gjykimeve historike të Nurembergut
20/11/2020 14:23

Gjermania po shënon 75 vjetorin e fillimit të gjykimeve të Nurembergut, apo të gjykimeve ushtarake të zhvilluara nga forcat aleate, sipas ligjit ndërkombëtar, që sollën para drejtësisë zyrtarët e lartë nazistë. Një ngjarje përkujtimore në qytetin e Nurembergut, do të mbahet në sallën e gjyqit 600 në Pallatin e Drejtësisë të qytetit bavarez, ku gjyqet filluan më 20 nëntor 1945. Pjesëmarrja do të jetë e kufizuar për shkak të kufizimeve ndaj pandemisë. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier do të mbajë një fjalim. Në ceremoni do të ketë gjithashtu video-mesazhe nga dëshmitarët, politikanë dhe ekspertë. Gjyqet e Nurembergut shënuan rastin e parë në histori që zyrtarët kryesorë të një shteti të mbahen përgjegjës për krimet e tyre, para një gjykate ndërkombëtare. Në gjyqin e parë, 21 anëtarë të rangut të lartë të partisë naziste u shfaqën në bankën e të akuzuarve për t’u përballur me pyetje nga katër fuqitë aleate – Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik, Britania dhe Franca. Ndër të akuzuarit ishin zyrtarët më të lartë nazistë, me përjashtim të Adolf Hitlerit, Joseph Goebbels dhe Heinrich Himmler, pasi ata kishin kryer vetëvrasje. Gjyqi zgjati më pak se një vit dhe përfundoi me 12 dënime me vdekje, tre dënime të përjetshme, katër burgime të gjata dhe tre u shpallën të pafajshëm. Ky gjykim u pasua nga 12 gjykime tjera që u zhvilluan midis nëntorit 1946 dhe prillit 1949. Nuremberg ishte një vend simbolik për gjyqet sepse kishte qenë vendi i tubimeve masive të Hitlerit para luftës dhe vendi ku u miratuan ligjet anti-hebreje më 1935.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20