Top News-Gjermani, strategji e re për sigurinë/Vendi militarizohet, pushtimi i Ukrainës, pikë kthese
20/03/2022 14:22

Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock tha në Berlin se veprimet agresive të Rusisë në Ukrainë e bënë të qartë: "Kur bëhet fjalë për çështjet e luftës dhe paqes, kur bëhet fjalë për çështjet e së drejtës dhe të gabuarës, asnjë vend, madje as Gjermania, nuk mund të jetë neutral". Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur mirret parasysh historia gjermane. "Për ne, dhe për mua, një përgjegjësi e veçantë lind nga faji i Gjermanisë për luftën dhe gjenocidin”, tha politikanja ekologjiste në fillimin e punës për një strategji të re të sigurisë kombëtare për Gjermaninë. Kjo nënkupton detyrimin "për t'u qëndruar pranë atyre të cilëve u kërcënohet jeta, liria dhe të drejtat”. Ministrja tha se lufta e bërë nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili po shkel të drejtën ndërkombëtare, po na përballë me një realitet të ri përsa i përket politikës së sigurisë. Për strategjinë e ardhshme të sigurisë vlen sa vijon: "Në dritën e shkeljes masive nga Rusia të rendin dhe paqes, ne duhet t'i saktësojmë edhe më shumë parimet që na udhëheqin në politikën praktike." Një qëndrim i qartë, një aftësi më e fortë për të vepruar dhe instrumente të forta të politikës së jashtme dhe të sigurisë janë vendimtare. Lufta ruse në Ukrainë është një "pikë kthese gjeopolitike me efekte të gjera në sigurinë evropiane", theksoi Baerbock. Prandaj, gjatë zhvillimit të një strategjie të re të sigurisë kombëtare, Gjermania duhet "të mos mendojë për sigurinë duke shikuar nga e kaluara, por nga e ardhmja".

Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51