Top News – Gjeneron valë masive shpërthimi / Ushtria izraelite, bombë 230 kg mbi kafenenë në Gaza
03/07/2025 12:18

Ushtria izraelite përdori një bombë 230kg, një armë e fuqishme që gjeneron një valë masive shpërthimi dhe shpërndan cifla në një zonë të gjerë, kur sulmoi një kafene të mbushur me njerëz buzë detit në Gaza të hënën, sipas provave të para nga Guardian. Ekspertët e së drejtës ndërkombëtare thanë se përdorimi i një municioni të tillë pavarësisht pranisë së njohur të shumë civilëve të pambrojtur, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar, është i paligjshëm dhe mund të përbëjë një krim lufte. Fragmente të bombës nga rrënojat e kafenesë al-Baqa të fotografuara nga Guardian janë identifikuar nga ekspertët e municioneve si pjesë të një bombe MK-82 që peshon 230kg, e prodhuar në SHBA dhe që është përdorur në shumë fushata bombardimi në dekadat e fundit. Krateri i madh i lënë nga shpërthimi ishte provë e mëtejshme e përdorimit të një bombe të madhe dhe të fuqishme si MK-82, thanë dy ekspertë të municioneve. Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se sulmi ndaj kafenesë ishte nën hetim dhe se "para sulmit, u morën hapa për të zbutur rrezikun e dëmtimit të civilëve duke përdorur mbikëqyrjen ajrore". Zyrtarët mjekësorë thanë se mes 24 dhe 36 palestinezë u vranë në sulmin mbi kafene dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Mes viktimave ishte një regjisor i njohur dhe një artist, një shtëpiake 35-vjeçare dhe një fëmijë katërvjeçar.

Top Channel/ Trump fitoi 15 milionë USD nga rikthimi i Huang në Nvidia
24/11 23:31
Top Channel/ Plani i Trump për NATO, më pak trupa amerikane
24/11 23:29
Top Channel/ Rrëzohet avioni ushtarak, 5 të vdekur në Turqi
24/11 23:25
Top Channel/ Pekini “vishet” kuqezi! Festë në prag të Pavarësisë
24/11 23:21
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj CIA, ekspozohen informacione
24/11 23:18
Top News- Çfarë ndodh kur një armë bërthamore shpërthen në hapësirë? ‘Sputnik-S’ kundër Starlink
24/11 22:50
Top News- Brukseli i jep sinjal të fortë Serbisë: Beogradi rrezikon të largohet nga BE
24/11 22:11
Top Channel/ Bota në alarm nga “Mega El Nino”! Çfarë pritet të ndodhë me motin këtë dimër?
24/11 21:33
Top Channel/ Manipulim dëshmitarësh dhe mashtrim, Nicolas Sarkozy del para gjykatës
24/11 21:26
Top Channel/Moment tensioni/ Drejtuesi i seancës i fik mikrofonin Vuçiçit, reagimi i ish-presidentit
24/11 21:21
Top News- Frikë për sulm ndaj fabrikave të armëve/ Shërbimi i Inteligjencës: Rusia mund të sulmojë
24/11 20:30
Top News- Sulmi ndaj anijeve ruse në Libi/ Ukraina këmbëngul se ishte akt vetëmbrojtjeje
24/11 19:30
Top News – Iraku kërkon naftën e kurdëve/ Haset në refuzim, rrezik për përshkallëzim të tensioneve
24/11 16:32
Top Channel/ Lobim për kompani naftë? Senati nis hetime për zv/presidentin e SHBA, Vance!
24/11 16:23
Top Channel/ Samiti BE-Ballkani Perëndimor, sërish pa Serbinë: Por optimist për lidershipin e ri!
24/11 16:14
Top News – Lufta kapërceu Evropën… / Ukraina: Sulmi mbi anijet ruse në Libi, vetëmbrojtje
24/11 15:16
Top News-5 gra vriten çdo orë / Të dhënat e OKB, femicidi mbetet në shifra të larta
24/11 15:16
Top News – Frikë për sigurinë mbretërore… / ‘Vidhet’ shtëpia e princit William, dy të arrestuar
24/11 15:11
Top News – Luanesha në arrati pranë Stambollit / Plasin memet në rrjet, panik në qytet
24/11 15:11
Top News – BE ndalon makinat kineze / Muajin e ardhshëm kufizohen importet e hibrideve
24/11 15:11