Top News – Gjashtë të vrarë në kampin Al Hol / Godet Shteti Islamik, mes viktimave katër gra
19/12/2021 18:40

Grupi militant Shteti Islamik ka vrarë gjashtë persona, përfshirë katër gra, në kampin Al-Hol të Sirisë, tha një grup monitorues. Në këtë kamp, që kontrollohet nga kurdët, janë të vendosur 62,000 persona, përfshirë edhe të afërmit e militantëve të IS-it. Rreth 93 për qind e personave të vendosur në kamp janë gra dhe fëmijë dhe pothuajse gjysma e tyre janë nga Iraku. Sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, grup monitorues që ka një rrjet burimesh në Siri, që prej fillimit të muajit dhjetor, në kampin Al-Hol janë kryer “gjashtë vrasje”. Viktima e fundit u vra të shtunën, tha Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut. Në mesin e viktimave ishin tri irakianë – dy burra dhe një grua – si dhe dy gra siriane dhe një grua tjetër, identiteti i të cilës mbetet i panjohur, tha grupi monitorues. Që prej fillimit të këtij viti, vrasjet në këtë kamp janë rritur. Sipas të të dhënave të Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut, gjatë këtij viti, në al-Hol janë vrarë 86 persona, përfshirë 63 refugjatë irakianë. Kreu i këtij grupi monitorues, Rami Abdel Rahman paralajmëroi se në kamp “ka kaos dhe pasiguri”, duke shtuar se situata mund të përkeqësohet, raporton AFP. Në muajin mars, autoritetet kurde ndërmorën një operacion të madh në kampin Al-Hol, duke arrestuar 125 anëtarë të dyshuar të IS-it. Kombet e Bashkuara vazhdimisht kanë paralajmëruar për përkeqësimin e kushteve të sigurisë në kampin Al-Hol. Në këtë kamp janë rreth 10,000 gra të huaja, fëmijë dhe familjarë të militantëve të IS-it. Që prej mposhtjes së IS-it në mars të vitit 2019, kurdët e Sirisë dhe Kombet e Bashkuara vazhdimisht u kanë bërë thirrje shteteve të huaja që të riatdhesojnë shtetasit e tyre që po mbahen në verilindje të Sirisë. Por, shumica e shteteve po refuzojnë që të riatdhesojnë shtetasit e tyre që gjenden në këtë kamp.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11