Top News – Gënjeshtra mbi Covid-in që izoloi Australinë e Jugut
20/11/2020 15:31

Australia e Jugut shkoi në izolim vetëm për shkak të një gënjeshtre. Në zemër të problemit qëndron punonjësi i një picerie, i cili nuk tregoi të vërtetën se kishte punuar atje me turne, por tha se thjesht kishte shkuar të blinte një picë. Personi ishte i prekur nga Covid-19 dhe nga pretendimet e tij se kishte qëndruar shumë pak kohë në dyqan, autoritetet supozuan se shtami duhet të kishte qenë tmerrësisht infektues dhe me një periudhë shumë të shkurtër inkubacioni, derisa kishte pasur një efekt të tillë mbi individin në fjalë. Kryeministri i Australisë Jugore, Steven Marshall njoftoi se pasi u zbulua e vërteta, bllokimi i rreptë gjashtëditor i rajonit do të hiqej më herët nga sa pritej, sepse virusi rezultoi të mos ishte aq ngjitës sa u mendua fillimisht. Australia është mbështetur te karantinat masive, testimet në shkallë të gjerë dhe një gjurmim agresiv i kontakteve për të luftuar përhapjen e pandemisë. Përpjekjet e saj rezultuan të suksesshme pasi i çuan rastet ditore të infeksionit thuajse në zero, megjithatë qeveria australiane nuk ka hequr dorë nga thirrjet për kujdes dhe respektim të masave, me qëllim shmangien e një shpërthimi të ri të koronavirusit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20