Top News – Gazpromi kërcënon Moldavinë / Do të ndalojmë gazin brenda 48 orësh!
23/11/2021 12:01

Kompania shtetërore ruse, Gazprom, i ka thënë Moldavisë se do të ndalë gazin nëse nuk paguan dhjetëra miliona dollarë për furnizimet e fundit. “Afati i fundit për pagesat aktuale është 22 nëntori”, ka thënë zëdhënësi i Gazpromit, Sergei Kupryanov, për transmetuesin rus, NTV, duke shtuar se kompania “ka njoftuar anën moldave se brenda 48 orëve do të ndalen furnizimet me gaz në Moldavi, në përputhje me kontratën”. Udhëheqësi i kompanisë, Moldovagaz, Vadim Ceban, ka konfirmuar se kompania shtetërore e energjisë në këtë shtet ka pranuar një njoftim të tillë nga Gazpromi, duke thënë se shuma që duhet paguar shkon në 73.5 milionë dollarë amerikanë. “Ne jemi duke punuar vazhdimisht me Qeverinë për të zgjidhur këtë problem pa arritur afati i fundit. Shpresoj se do të arrijmë të zgjidhim këtë problem”, ka thënë Ceban për agjencinë e lajmeve, Reuters. Muajin e kaluar, Moldavia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme dhe ka nisur të blejë gaz edhe nga shtetet tjera përveç Rusisë, pasi kontrata e saj me Gazpromin, furnizuesin kryesor të Evropës me gaz natyror, ka skaduar në fund të muajit shtator, dhe të dyja palët nuk kanë arritur të pajtohen për një marrëveshje të re me çmime tjera.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11