Top News – Gazi, arma më e fortë e Rusisë / Çfarë po ndodh me furnizimet e Evropës
29/12/2021 12:02

Me ardhjen e dimrit në Evropë dhe rritjen e çmimeve të energjisë, po rriten tensionet mbi sigurimin e gazit nga Rusia — veçanërisht përmes gazsjellësit Yamal-Evropë që kalon përmes Polonisë dhe Bjellorusisë. Por Yamal është vetëm një element i një rrjeti kompleks të infrastrukturës së gazit, i krijuar jo vetëm nga nevojat e energjisë, por edhe nga interesat më të gjera ekonomike dhe politika, përfshirë mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Ukrainës. Gazsjellësi i hapur në vitin 1994, përshkon mbi 2,000 kilometra deri në Gjermani nga qyteti Torjok në Rusinë qendrore, duke kaluar tranzit përmes Bjellorusisë dhe Polonisë. Ai dërgon 30 miliardë metra kub gaz në Evropë çdo vit, duke e bërë atë një nga mjetet më të rëndësishme për furnizimin me gaz rus në kontinent. Rusia i shet gaz Gjermanisë me një çmim më të ulët se sa Polonisë, pjesërisht për të kompensuar tarifat më të larta të tranzitit nga distanca më e gjatë. Por kjo do të thotë se Polonisë i leverdis më shumë të blejë gaz rus nga Gjermania. Një pjesë e gazit e shitur nga tregtarët gjermanë në Poloni rrjedh drejtpërdrejt në territorin polak, ose nëse kjo nuk është e mjaftueshme, tubacioni mund të funksionojë edhe në drejtim të kundërt për të dërguar më shumë gaz te fqinji lindor i Gjermanisë. Që nga 21 dhjetori, gazsjellësi ka funksionuar në drejtim të kundërt, me gaz që rrjedh drejt lindjes në Poloni nga kufiri gjerman, sipas të dhënave nga kompania administruese Gascade, të para nga AFP. Kjo do të thotë se gjatë ditëve të fundit, vetë Gjermania nuk ka marrë gaz nëpërmjet tubacionit Yamal. Ndërkohë, gazi rus vazhdon të rrjedhë drejt Evropës përmes tubacioneve të tjera kryesore si Nord Stream I dhe TurkStream.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11