Ish-gazetari i BBC News Ukraine, Oleksandr Bondarenko është vrarë në krye të detyrës në vijën e frontit të luftës. Ai doli vullnetar për mbrojtjen territoriale të Ukrainës në fillim të pushtimit të plotë të Rusisë në shkurt 2022, duke punuar si ekspert komunikimi dhe trainer mediash dhe më pas u bë pjesë e ushtrisë.