Top News – Gazetarët në botë/ Numër rekord të burgosurish
15/12/2020 12:14

Një numër rekord gazetarësh janë burgosur në vitin 2020, pasi qeveritë kanë shtypur mbulimin e situatës së krijuar nga pandemia e koronavirusit, apo kanë tentuar të shtypin raportimet për pakënaqësi civile, ka thënë Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve të martën. Të paktën 274 gazetarë kanë qenë në burg deri më 1 dhjetor, më së shumti prej kur grupi me bazë në Nju Jork ka nisur të mbledhë të dhëna në fillim të viteve 1990, është thënë në raport. Sipas këtij Komiteti, vitin e kaluar janë regjistruar 250 gazetarë të burgosur. Protestat dhe tensionet politike kanë qenë shkaktare të shumicës së arrestimeve që janë bërë kryesisht në Kinë, Turqi, Egjipt dhe Arabi Saudite. Në valën e pandemisë së koronavirusit, liderët autoritarë kanë tentuar të kontrollojnë raportimin, duke arrestuar gazetarët. Të paktën dy gazetarë kanë vdekur pasi janë prekur nga sëmundja COVID-19, që shkakton ky virus, sa kanë qenë në mbajtje, ka thënë raporti. “Është shokuese dhe e tmerrshme që po shohim një numër rekord të gazetarëve të burgosur në mesin e një pandemie globale”, ka thënë drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtje të Gazetarëve, Joel Simon, përmes një deklarate. Në nivel global është thënë se 34 gazetarë janë burgosur për “lajme të rreme” më 2020, në krahasim me 31 vitin e kaluar. “Numri rekord i gazetarëve të burgosur në gjithë botën është trashëgimi e lirisë së shtypit të presidentit, Donald Trump”, ka thënë Simon. Ndonëse asnjë gazetar nuk ka qenë në burg në Shtetet e Bashkuara deri më 1 dhjetor, 110 janë arrestuar apo akuzuar gjatë këtij viti, shumica prej të cilëve teksa kanë qenë duke mbuluar protestat kundër dhunës policore, është thënë mes tjerash në raport. Shtetet ku numri i gazetarëve të burgosur është rritur dukshëm janë Bjellorusia dhe Etiopia.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20