Dita e pestë e protestës studentore shënoi edhe përplasjen më të ashpër mes tyre dhe policisë. Përplasja nisi rreth mesditës para Ministrisë së Arsimit. Këtu, dhjetëra protestues raportuan plagë të shkaktuara nga saçme dhe plumba gome, të qëlluara nga policia. Pas disa orësh beteje te Ministria e Arsimit, studentët u zhvendosën te Kryeministri. Këtu u zhvillua edhe përplasja më e madhe.