Top News – Gati ‘përballja’ e dy superfuqive/ Biden mbërrin në Gjenevë, nesër takimi me putin
15/06/2021 20:23

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, arriti të martën pasdite në Gjenevë, ku do të takohet me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Biden u prit në aeroport nga presidenti zviceran, Guy Parmelin, i shoqëruar nga krerët e kantonit dhe autoritetet e qytetit të Gjenevës, si dhe nga diplomatët amerikanë të vendosur atje. Takimi me Putin do të zhvillohet të mërkurën. Të dyja palët i kanë minimizuar shanset për arritjen e ndonjë marrëveshjeje. Një ndihmës i Kremlinit tha se ai ende mendon se samiti do të jetë i dobishëm, ndërsa një zyrtar i administratës së Bidenit paralajmëroi që të mos pritet shumë. “Nuk presim arritje të mëdha nga ky takim”, tha një anëtar i ekipit të Bidenit. Takimi me Putinin në Liqenin e Gjenevës është i pari për Biden që kur mori detyrën e presidentit në muajin janar. Marrëdheniet mes dy vendeve janë në nivelin më të ulët ndër vite. “Ia kam bërë të qartë presidentit Putin, në një mënyrë shumë të ndryshme nga paraardhësi im, se ditët kur Shtetet e Bashkuara kanë toleruar përballë veprimeve agresive të Rusisë, si ndërhyrja në zgjedhjet tona, sulmet kibernetike, helmimi i qytetarëve të saj, kanë mbaruar. Ne nuk do të hezitojmë të rrisim koston ndaj Rusisë dhe t’i mbrojmë interesat tona jetësore dhe popullin tonë”, tha ditë më parë Biden, pas një bisede telefonike me presidentin rus. Zvicra ka ndërmarrë një operacion masiv për të garantuar sigurinë e dy presidentëve dhe shoqëruesve të tyre, duke shpërndarë rreth 4,000 policë dhe ushtarë. Biden, i cili ndodhet në vizitën e parë jashtë SHBA-së, ishte më parë në Mbretërinë e Bashkuar, ku mori pjesë në samitin e grupit të vendeve më të industrializuara G7, dhe në Bruksel, ku ndoqi samitin e NATO-s.

Top Channel/ Kievi prodhon më shumë dronë. Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi me Portugalinë
20/12 22:46
Top Channel/ Negociatat për fundin e luftës. Zelensky:SHBA ka propozuar Miamin për takimin trepalësh
20/12 22:43
Top News- Maduro tërbon Trump me gjestin e tij, SHBA dhe Venezuela drejt luftës
20/12 22:00
Top News- Paralajmërimi i Osama bin Ladenit/ Si përgjigjej për CNN ish-udhëheqësi i Al-Kaedës
20/12 21:00
Top News- 384 të arrestuar, sekuestrohen 1.4 tonë drogë, operacion i madh në Itali
20/12 20:00
Top News- Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi në SHBA, Trump kërkon përgjigje përfundimtare
20/12 19:30
Top News- Raketat ruse bien mbi Odesa /Viktima e të plagosur, Moska kërkon hakmarrje
20/12 19:00
Top Channel/ Bie borë në Arabinë Saudite: E rrallë, reshje dëbore edhe në Katar!
20/12 15:11
Top Channel/ Berisha bën ftesë për më 22 dhjetor “për të rrëzuar Edi Ramën”
20/12 15:08
Top Channel/ Putin provokon Erdoganin? Droni rus bie në Turqi, forcat ushtarake në alarm!
20/12 15:02
Top Channel/ Rubio, “hapa prapa” për Ukrainën: Bisedimet, rrugë e gjatë përpara!
20/12 14:44
Top News- Dy persona i zënë pritë dhe…/ Dalin pamjet e vrasjes së futbollistit në Ekuador
20/12 13:43
Top News- CIA kundër Trump: Putin dëshiron të gjithë Ukrainën, por dhe pjesë të Europës
20/12 13:26
Top News- Drogonte gruan, abuzonte dhe e filmonte, shokohen gjermanët
20/12 13:10
Top News- Ushtria e SHBA sulme të mëdha në Siri, nis shfarosja…hakmarrje për ushtarët e vrarë
20/12 13:00
Top News – Skandali s*ksual ‘Epstein’, të tjera emra. Në foto dhe Bill Clinton e Michael Jackson
20/12 12:59
Top News – Putinit i ‘shterojnë’ të ardhurat. Inflacioni ‘vret’ Rusinë, por nuk prek ushtrinë
20/12 12:30
Top Channel/ Administrata Trump i nxorri fotot me Epstein, reagon Bill Klinton!
20/12 12:29
Top Channel/ Trump “hap thesin” për Kosovën, Ambasada në SHBA: “Mbështetja u rikonfirmua”!
20/12 11:57
Top Channel/ “Syri i skifterit, “SHBA sulmon Sirinë: Vranë ushtarë amerikanë , goditen 70 objektiva!
20/12 11:30
DIGITALB DIGITALB