Top News – Gara kokë me kokë/ Si pozicionohen Trump e Biden
04/11/2020 19:33

Amerika ende nuk e di se cili do të jetë presidenti i saj. Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë e në disa shtete kyce ku mund të duhen ditë të tëra për të numëruar votat. Trump në një moment u shpreh haptazi i sigurtë për fitoren vetëm që më pas të deklaronte me shqetësim parregullsi të cilat sic tha do t`I cojë në Gjykatën e lartë. Nuk do të lejojmë që të na I vjedhin zgjedhjet, ishte deklarata e tij. akuzat I vazhdoi me mesazhe të njëpasnjëshme në Tëiiter. “ Mbrëmjen e djeshme isha ne krye ne disa shtete, shpesh edhe në mënyrë shumë solide, e thuajse në të gjitha zonat që kontrollonin demokratet. Pastaj, njëra pas tjetrës, nisën të zhduken si me mafji teksa numëroheshin vota surprizë. Shumë e cuditëshme; ata që bëjnë sondazhe e kanë kuptuar krejtësisht dhe historikisht gabim”, ka shkruar presidenti. Për momentin, Biden është në avantazh me vota popullore me një diferencë prej rreth 2 milionë, një situatë e ngjashme kjo me zgjedhjet e kaluara kur një kryesim të ngjashëm mbajti deri në fund edhe sfidantja e atëhershme e republikanit, Hillary Clinton. “ Nuk është as detyra ime e as e Trumpit të vendosëm se kush I fiton zgjedhjet. Kjo I takon popullit, por jam optimist për rezultatin”, deklaroi Biden duke shtuar se cdo votë do të numërohet. Zyrtarë të fushatës së kandidatit demokrat, Joe Biden, thanë se janë të gatshëm të përballen me presidentin Donald Trump, nëse ai dërgon në Gjykatën e Lartë kërkesën për ndërprerjen e numërimit të votave.Nëse ndodhë një gjë e tillë "ne i kemi ekipet ligjore të gatshme për t'i rezistuar kësaj përpjekjeje," tha menaxherja e fushatës së Biden, Jen O'Malley Dillon. Deri tani, Bideni ka 227 vota elektorale nga 270 qe nevojiten per të siguruar presidencën, dhe Trump 213.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20