Për shkak të gabimeve në përgatitjen e vaksinës, tetë punonjësve të një shtëpie të moshuarish në Stralsund iu dha pesëfishi i dozës së vaksinës kundër koronavirusit.Sipas autoriteteve të rrethit Formpomer-Rigen, katër personat e vaksinuar u shtruan në spital, për të monitoruar zhvillimin e situatës.Gjatë përgatitjes së injeksionit, mjeku pergjegjes duket se e anashkaloi informacionin në paketim, duke mos e kuptuar se ajo përmbante pesë doza. Megjithatë, prodhuesi i vaksinës, BioNTech, informoi se në fazën e parë të studimit, doza më të larta u testuan pa pasoja të mëdha. Sakaq mesohet se varianti i ri i koronavirusit i zbuluar në Britani duket se ka qenë i pranishëm në Gjermani që prej muajit nëntor. Mjekët e zbuluan atë në mostrat e një pacienti që ishte shtruar më parë në spital dhe që më vonë nuk mbijetoi dot, njoftoi të hënën e përditshmja Die Welt. Specialistët në Shkollën Mjekësore të Hannoverit mundën të përcaktojnë variantin e virusit B1.1.7 në mostrat e pacientit që kishte edhe sëmundje të tjera, tha gazeta, duke cituar ministrinë rajonale të shëndetit në shtetin e Saksonisë së Ulët.