Top News/ Futbolli botëror qan ‘Kaiserin’. Mesazhe të ndjera ngushëllimi për Beckenbauer
09/01/2024 12:12

Bota e futbollit qan Franz Beckenbauer që u nda nga jeta në moshën 78 vjecare. Legjenda gjermane e futbollit ka lënë gjurmë të forta në këtë sport me klasin edhe talentin e tij duke lënë si pasuri kujtime të pashlyeshme për të gjithë ata që kanë punuar më te. Federata, klube, trajnerë e shumë aktorë të tjerë të këtij sporti nuk ngurruan të japin mesazhet e tyre të ngushëllimit duke shfaqur trishtimin për humbjen e kësaj legjende dhe një ptrej tyre ishte dhe Federata shqiptare e futbollit. ‘ Franz Beckenbauer, një legjendë, një ikonë e futbollit gjerman dhe atij botëror, është ndarë ditën e sotme nga jeta.Bota e futbollit ka humbur një personalitet të madh, kampion bote si lojtar e trajner, fitues i Champions League dhe Topit të Artë-lexohet në postimin e qeverisë së futbollit shqiptar. Beckenbauer mes trofeve të fituar në karrierë ka edhe 3 Kupa Kampionesh radhazi me bayernin e Mynihut që padyshim nuk ngurroi të shfaq dhimbjen e tij. ‘Bota e Bayernit nuk është më si dikur, papritur u bë më e errët, më e heshtur, më e varfër. Skuadra gjermane më fituese qan Franz Beckenbayer, i vetmi ‘Perandor’ pa të cilin Bayerni nuk do të ishte klubi që është sot. U prehsh në paqe-lexohet në komunikatën e Bayernit. Ndaj lajmit të trishtë reagoi edhe presidenti i FIFA, Gianni Infantino që nëpërmjet një postimi në Instagram deshi të kujtojë Kaiserin e futbollit gjerman dhe atij botëror. ‘Franz beckenbauer ishte një legjendë e futbollit gjerman dhe botëror. Sukseset e tij do të mbeten të paharruara dhe pavarësisht të gjithë popullaritetit, Kaiseri mbeti i përulur dhe me këmbë në tokë. Mendimet e mia shkojnë për familjen, miqtë e tij dhe Federatën gjermane të futbollit. Ngushëllimet e mia më të ndjera për ta-theksohet ndër të tjerat në postimin e Infantinos. Edhe UEFA shprehu dhimbjen e saj për humbjen e Beckenbauer nëpërmjet rrjeteve sociale. ‘Franz beckenbauer, një prej bijëve më të mëdhenj të futbollit evropian, u nda nga jeta në moshën 78 vjecare. Kaiseri ishte një futbollist i jashtëzakonshëm, një trajner i suksesshëm, një ekspert i famshëm, ka ndikuar në futbollin gjerman si askush tjetër-theksonte UEFA në postimin e saj. Dha mesazhin e tij të ngushëllimit edhe Pep Guardiola që dikur ka drejtuar Bayernin e Mynihut. ‘Ishte një nder për mua të ndaja momentet e bukura te Bayern. U prehsh në paqe, Kaiser-shkruante Guardiola në rrjetin social X. Ndërsa trajneri i përfaqësueses gjermane, Julian Nagelsmann dha mesazhin e tij në nder të Beckenbauer në një komunikatë në faqen zyrtare të Federatës gjermane të futbollit. ‘për mua Franz Beckenbauer ka qenë futbollisti më i mirë në historjnë gjermane-ishin fjalët e Nagelsmann-interpretimi i tij i rolit të liberos ndryshoi sportin tonë, ky rol dhe miqësia me futbollin e kanë bërë atë njeri të lirë. Kur Beckenbauer hynte në një dhomë, ajo ndricohej, e fitonte me të drejtë titullim ‘figura e shndritshme e futbollit gjerman’

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36