Serbia ka nisur vaksinimin e popullatës së saj kundër koronavirusit duke përdorur vaksinën e kompanive Pfizer/BioNTech. Kryeministrja Ana Bërnabic, sic treguan dhe pamjet e Radio Europa e Lirë,, ishte mes personave të parë të cilëv iu administrua vaksina, e kjo, sipas qeverisë serbe, u bë me qëllim të rritet besimi publik në sigurinë dhe efikasitetin e vaksinës.