Top Channel/ Alarmi: Rrezik i madh për konflikt bërthamor, 25 shtete do kené armë
07/09/2025 22:20

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, Rafael Grossi, ka paralajmëruar për një botë me 25 shtete me armë bërthamore. “Pa dashur të përhap panik, rreziku i një konflikti bërthamor është më i madh sot sesa në të kaluarën”, tha ai në një intervistë. Ai ka sugjeruar se në një pikë 20 deri në 25 shtete do të mund të kenë armë bërthamore, pa përmendur afate kohore. Aktualisht, janë nëntë shtete në botë me armë bërthamore, sipas ekspertëve. “Procesi i çarmatimit apo zvogëlimi i kontrolluar i arsenalit bërthamor është bllokuar. Ato shtete që posedojmë armë bërthamore janë duke prodhuar më shumë, përfshirë Kinën”, deklaroi shefi i agjencisë së Kombeve të Bashkuara. Grossi ka parë si shtetësues edhe synimin e shumë shteteve për blerjen e armëve bërthamore. “Si drejtor i agjencisë, nuk mund t’i përmend me emra. Këto janë shtete të rëndësishme në Azi dhe Gjirin Persik. Një botë me 20-25 shtete të pajisura me armë bërthamore është diçka e paparashikueshme dhe e rrezikshme”, shtoi ai. Në mesin e nëntë shteteve me armë bërthamore, pesë janë vende anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Kina. Tjerat shtete janë India, Pakistani, Koreja e Veriut dhe Izraeli, sipas një raporti të Institutit Ndërkombëtar për Kërkime të Paqes, me seli në Stokholm, si dhe gjetjeve prej Fushatës Ndërkombëtare për Braktisje të Armëve Bërthamore. Së bashku, këto vende besohet se kanë 12.000 armë bërthamore, ku rreth 10.700 prej tyre i kanë ndërsa vetëm Shtetet e Bashkuara dhe Rusia.

Top News- FA drejt misionit në Gaza/ Nënshkruhet marrëveshja me Bordin e Paqes
23/10 23:00
Top Channel/ Nafta ruse pas 4 vitesh në SHBA, niset cisterna e parë
23/10 22:57
Top News- Trump kërkon naftën e Iranit/ Presidenti lë të hapur mundësinë e një sulmi ushtarak
23/10 22:30
Top News- Ceremonia funerale kthehet në tragjedi, sulm me armë brenda në kishë
23/10 22:10
Top News – Melania Trump sjell ‘paqen’. Ndërmjetësoi armëpushimin e pjesshëm Rusi-Ukrainë
23/10 22:00
Top News- Britania përgatitet për luftë, nis sigurimi i rezervave ushqimore për 3 ditë
23/10 21:47
Top News- Përgjaket Parisi, sulm me armë, viktima e të plagosur/ Dyshohet sulm terrorist
23/10 21:43
Top News- Vala e re e protestave/ Franca ‘ngre në këmbë’ policinë e sigurinë
23/10 21:30
Top News – Nëna me fëmijën e vdekur në krahë. Fotoja në Jemen prek gjithë botën, simbol qëndrese
23/10 21:00
Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33