Top News – Fushata serbe kundër Kosovës. Qeveria në detyrë kërkon reagim nga ndërkombëtarët
18/09/2025 18:13

Në Kosovë, qeveria në detyrë akuzon Serbinë se po refuzon të zbatojë Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe aneksin e Ohrit, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2023. Një ditë pasi ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriç, tha se nuk do të lejojnë anëtarësimin e Kosovës në OKB, si dhe paralajmëroi “shumë surpriza” në lidhje me fushatën e Serbisë për ç’njohje të Kosovës, në ekzekutiv kërkojnë reagimin dhe veprimin e faktorit ndërkombëtar. Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, njëherësh kryenegociator në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, thotë për KosovaPress se deklarimi i Gjuriç kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës është një tjetër provë e radhës se Serbia po shkel haptazi nenin katër të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit. “Pas takimeve të fundit në Bruksel në nivel kryenegociatorësh, ky deklarim është tjetër provë e radhës e refuzimit të Serbisë të Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të zbatimit të Ohrit dhe shkeljes haptazi të nenit 4 të marrëveshjes. Serbia nuk është e gatshme dhe e vullnetshme të jetë bashkëpunuese dhe konstruktive në procesin e dialogut. Po faktori ndërkombëtar kur do ta marrë seriozisht dhe të veprojë ndaj këtij destruktiviteti në proces dhe refuzimi të vazhdueshëm të Serbisë”, thotë ai për KosovaPress. Kosova dhe Serbia janë dakorduar në vitin 2023 për Marrëveshjen Bazë të Brukselit dhe më pas për aneksin e Ohrit, mirëpo kjo ujdi ende nuk ka gjetur zbatim. Në dhjetor të vitit 2023, Serbia dërgoi një letër në Bruksel ku kishte nënvizuar vijat e kuqe të kësaj ujdie për Serbinë, ndër to edhe njohja ndërkombëtare e Kosovës.

Top News – Goditet grupi kriminal në Fier/ Shpërndanin kanabis nëpër shkolla, 4 në pranga
06/11 10:45
Top News – Zbatimi i ligjit dhe korrupsioni. Sfidat e klimës së biznesit në Shqipëri sipas KE
06/11 10:05
Top News – Aktiviteti i Bankës së Zhvillimit. KE kërkon mbikëqyrje të plotë nga Banka e Shqipërisë
06/11 09:52
Top Channel/ Protesta mbyllet paqësisht, kërkohen dy tubime kombëtare në javë
05/11 23:46
Top Channel / Polemika te Komisioni i Kulturës, Zhupa dhe Gonxhe shkëmbejnë replika
05/11 19:52
Top Channel / Debate për buxhetin e shëndetësisë, socialistët miratojnë 117.8 miliardë lekë
05/11 19:50
Top Channel / BKH heton trenin e Syrit të Kaltër, verifikohet leja e Kumbaros
05/11 19:46
Top Channel / Asambleja e PS më 14 nëntor, fokusi te zgjedhjet, Veliaj dhe qeveria
05/11 19:34
Top News- Planifikoi vrasjen e Ervis Martinajt, SPAK jep pretencën për Leonard Dukën
05/11 19:00
Top News – Të hetohet ‘Specialja’/ ‘Liria ka Emër’ dorëzon kërkesën te Parlamenti Europian
05/11 17:46
Top News-Treni i Kumbaros te Syri i Kaltër/BKH bastis banesën e nënkryetarit të bashkisë së Sarandës
05/11 16:44
Top News – ‘Protesta’ shkon në Kushtetuese. Studentët çojnë paketën ‘antidhunë’ të qeverisë
05/11 16:39
Top Channel/ “Jam vesh me trëndafila sot”, Kryemadhi del nga GJKKO, zbulon ç’ndodhi në seancë
05/11 16:24
Top Channel/ Irani, sulme përtej Lindjes së Mesme? REL: Sa rrezikohet Europa!
05/11 16:22
Top Channel/ “Habibi, me ty do bëj betimin”: Senatori parë mysliman vë në lojë JD Vance!
05/11 16:22
Top Channel/ Debati për pensionet e shqiptarëve. Ligji grek penalizon emigrantët, kërkohet ndryshim
05/11 15:59
Top Channel/ Tirana pasurohet, qarqet mbeten pas. Kryeqyteti prodhon gati gjysmën e ekonomisë
05/11 15:54
Top Channel/ “Plumbi i Artë”, 302 vite burg. SPAK kërkon 38 vite burg për tre të penduarit
05/11 15:32
Top News – ‘Po përgjohëm në qeli’. Akuza e Metës në GJKKO, gjykata i rrëzon dy kërkesa
05/11 15:30
Top Channel/ Tritol makinës në Elbasan. Shpërthim eksplozivi, digjet makina e një gruaje
05/11 15:22