Top News – Furnizuan me dronë grupet rebele / SHBA vendos sanksione të tjera ndaj Iranit
30/10/2021 14:10

Irani është goditur me sanksione të reja amerikane për shkak të furnizimeve me dronë dhe pajisje tjera të grupeve kryengritëse që i mbështet në Irak, Liban, Jemen dhe Etiopi. Sanksionet e reja janë vendosur ndaj dy anëtarëve të lartë të Gardës Revolucionare të Iranit, dy individëve tjerë dhe dy kompanive për të cilat Shtetet e Bashkuara thonë se janë të lidhura me programin e dronëve të IRCG-së. Njoftimi për sanksionet është bërë nga Departamenti i Thesarit në SHBA, i cili ka thënë se përhapja e këtyre mjeteve nga Irani kërcënon paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar. “IRGC-ja ka përdorur dhe përhapur dronët, përmes të cilëve janë bërë edhe sulmet ndaj forcave të SHBA-së dhe anijeve ndërkombëtare”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë. Dy kompani së bashku me drejtorin menaxhues u vunë nën sanksione për furnizim me motorë dhe asistencë teknike për programin e dronëve, tha Departamenti i Thesarit. “Ne jemi të vendosur të kundërshtojmë të gjithë aktivitetin kërcënues të Iranit dhe atyre që e mbështesin atë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në Tëitter. Sanksionet përfshijnë bllokimin e pasurisë në Shtetet e Bashkuara të individëve dhe subjekteve tjera. Pastaj masa u ndalon amerikanëve të kryejnë transaksione biznesi me këto subjekte ndërsa ata që bashkëpunojnë me këta individë apo kompani përballen me ndëshkime të mundshme. Sanksionet amerikane u vendosën në kohën kur presidenti amerikan, Joe Biden, përgatitej për takime me udhëheqësit evropianë, me të cilët pritet të diskutojë për rifillimin e mundshëm të bisedimeve bërthamore me Iranin. Irani ka thënë se është i gatshëm t’iu kthehet bisedimeve, por ende nuk ka caktuar një afat se kur mund të ndodhë kjo. Negociatat u pezulluan në qershor përpara zgjedhjeve në Iran të cilat e sollën në pushtet presidentin e linjës së ashpër Ebrahim Raisi. Gjithsesi pak përparim është bërë në bisedime gjatë gjashtë raundeve të zhvilluara këtë vit. Marrëveshja mes fuqive botërore dhe Iranit e arritur në vitin 2015 kufizonte programin bërthamor të Iranit në këmbim të lehtësimin të sanksioneve ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara u tërhoqen më 2018 nga kjo marrëveshje dhe vendosën sanksione të ashpra ndaj Iranit. Në anën tjetër Teherani filloi me shkeljen e kushteve të marrëveshjes.

Top News – Stuhi në Gaza, përmbyten tendat / Të paktën pesë viktima, shembet masivi i rërës
09/11 15:23
Top News – Habit Biden: Trump është servil / Ish presidenti publikon kujtimet, ja çfarë shkruan
09/11 15:13
Top News – E djathta në Spanjë kryeson…Zgjedhje më 29 nëntor, ja çfarë thonë sondazhet
09/11 15:11
Top News – 450 mijë ushtarë rusë të vrarë / Numri ‘rrjedh’ nga Kremlini pas sulmit kibernetik
09/11 15:09
Top News – Pak gjasa për sulme të reja në Iran / Trump i jep një shans bisedimeve: Varet nga…
09/11 14:21
Top News – Trump takohet me Putin dhe Xi Jinping / ‘Dalin bukur në foto’, javën e ardhshme në Kinë .
09/11 14:09
Top News-‘Fik dritat’ gazeta e fundit e pavarur në Rusi/U themelua nga Gorbaçovime paratë e Nobelit
09/11 14:06
Top News – Në shënjestër të spiunazhit kinez / Bosi i Nvidias pranon aferën, letër punonjësve
09/11 13:53
Top News – Ndryshime territoriale në Ukrainë / Trump është i hapur, vendi nën sulme ruse
09/11 12:09
Top Channel/ Ukraina, paqja vjen me kosto? Trump paralajmëron ndryshime territoriale!
09/11 12:04
Top Channel/ Izrael, a e krijon dot Eisenkot qeverinë? Tre skenaret, përfshirë aleancën me arabët!
09/11 11:52
Top News – Ekstremet ‘ngrihen’ në Francë / Le Pen dhe Melenchon kryesojnë garën presidenciale
09/11 11:43
Top Channel/Bisedime sot në Francë, studentët: “Nuk i ndalim protestat, presioni duhet të vazhdojë”!
09/11 11:42
Top Channel/ Sulmi në Poloni, agresori vdes në spital: Dy mjekë e ndihmuan në vendngjarje!
09/11 11:41
Top Channel/Fundi i Netanyahut? “Do sulmohet Parlamenti”, plani i Bibit për të qëndruar në pushtet!
09/11 11:41
Top News – Terrorizoi Poloninë, vrau 9 persona / Autori i sulmit në Krakov ka vdekur në spital
09/11 11:31
Top News- Liderët të njohin kufijtë e pushtetit! Papa Leoni i thotë aleatit të Trumpit në Argjentinë
09/11 11:31
Top News – Shembje akullnajash, përvëlim e thatësirë/Lëshohet alarmi: 2026-a, më i nxehti në histori
09/11 11:30
Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00