Top News – Fundi i NATO-s në formën aktuale…Trump ‘gris’ rregulloren e marrëdhënieve SHBA-Rusi
25/02/2025 11:53

Pikat kryesore të planit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur një marrëveshje paqeje në Ukrainë ende janë të paqarta, por ndasitë mes Evropës dhe Uashingtonit janë më të dukshme se kurrë, pas një jave retorikash paprecedent të drejtuar ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Friedrich Merz, që pritet të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, është madje aq pesimist sa që parashikon që aleanca e NATO-s të mos vazhdojë gjatë me formën e saj aktuale. “Pas deklaratave të Donald Trumpit javën e kaluar, është e qartë që amerikanët janë indiferentë ndaj fatit të Evropës”, tha ai pas fitores së zgjedhjeve të së dielës, duke shtuar se “ëhstë shumë kureshtar të shohë se si do të shkojmë drejt samitit të NATO-s në fund të qershorit, nëse ne ende do të flasim për NATO-n në formën e saj aktuale, ose nëse duhet të krijojmë një kapacitet të pavarur evropian të mbrojtjes shumë më shpejt”. Ndërkohë, gjërat kanë ndryshuar në mënyrë drastike në krahasim me fillimin e pushtimit rus të ukrainës. Në prag të pushtimit, presidenti i atëhershëm amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Rusinë se do të paguante “një çmim të lartë” nëse do të dërgonte autoblinda në Ukrainë. “Ka shumë çështje që ndajnë kombet tona dhe botën tonë, por kundërshtimi i agresionit rus nuk është një prej tyre”, tha Biden. “Populli amerikan është i bashkuar. Evropa është e bashkuar. Komuniteti transatlantik është i bashkuar. E gjithë bota e lirë është e bashkuar”. Këto supozime për unitetin dhe vendosmërinë perëndimore nuk duket se qëndrojnë më. Rusia dhe SHBA javën e kaluar nisën raundin e parë të komunikimit, në të cilin u përjashtua Ukraina, duke rritur shqetësimet se Uashingtoni dhe Moska mund të përpiqen të arrijnë një marrëveshje, duke anashkaluar ukrainasit dhe partnerët e tyre evropianë. Për më tepër, Trump duket se ka grisur një rregullore të vjetër për raportet SHBA-Rusi, duke dyfishuar sulmet ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke e përshkruar madje atë si “diktator”, dhe duke sugjeruar se ai, e jo Putini, e nisi luftën. Kundërshtimet nga Kievi dhe kryeqytetet e tjera perëndimore kanë qenë të ashpra. Presidenti francez, Emmanuel Macro tha se përgjegjësi për luftën ka Rusia ndërsa Ukraina ka parë një shpërthim të mbështetjes publike nga e gjitha bota në shënimin e përvjetorit të tretë të luftës.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB