Top News – Frikë nga varianti i ri/ Shkencëtarët: Prek më shumë fëmijët
23/12/2020 22:26

Shkencëtarët në britaninë e madhe thonë se fëmijët ka më shumë gjasa të preken nga varianti i ri i koronavirusit, krahasuar me llojet e tij të mëparshëm, por nuk ka asnjë provë se forma e re e virusit është më vdekjeprurëse. Epidemiologu Neil Ferguson, nga Kolegji mbretëror të Londrës tha se duket se fëmijët janë më të ndjeshëm ndaj variantit të ri. Kjo hipotezë, megjithatë, nuk është provuar ende. Ferguson shprehet se numri i të infektuarve me variantin e ri të koronavirusit është shumë më i lartë mes fëmijëve nën 15-vjeç, krahasuar me numrin e njerëzve të infektuar me lloje të tjera të SARS-CoV-2 në të njëjtën grup-moshë, por ai nuk dha shifra të sakta. Sipas tij, varianti i ri i virusit i quajtur B.1.1.7, i cili u shfaq gjatë semestrit të parë shkollor, është më efikas në infektimin e fëmijëve sesa format e mëparshme të SARS-CoV-2. Ferguson madje thotë se provat sugjerojnë që me siguri virusi ka prekur tashmë pjesën më të madhe, nëse jo të gjithë, të vendeve evropiane. Shkencëtarët besojnë se virusi i ri është deri në 70 për qind më infektues, por ata nuk besojnë se është më vdekjeprurës dhe as nuk shkakton forma më të rënda të sëmundjes te fëmijët dhe të rriturit. Deri më tani, fëmijët janë prekur më pak nga koronavirusi se sa të rriturit. Kjo, ndoshta për shkak se fëmijët kanë shumë më pak receptorë ACE2 përmes të cilëve koronavirusi hyn në qelizat njerëzore. Ëendy Barkley nga Kolegji Mbretëror i Londrës pohon se të rriturit janë një objektiv më i lehtë për koronavirusin në krahasim me fëmijët. Sipas saj lloji i ri i virusit infekton më shumë fëmijë, jo sepse ata janë objektivi i tij, por sepse tani është më pak i frenuar. Pamjet: AFP

Top Channel/ Francë, krizë e re:Sot votëbesimi i qeverisë, rrezikon kryeministri i tretë në 12 muaj!
08/09 12:02
Top News- Sulm me armë në Jeruzalem/ 5 viktima dhe disa të plagosur, arrestohen 2 agresorët
08/09 11:53
Top News- Rusia ndërmerr operacionin më të madh/ Në flakë godina qeveritare në Kiev, 4 të vd*kur
08/09 11:45
Top Channel/ OBSH jep alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike!
08/09 11:42
Top Channel/ Ukraina, Trump fton liderët europianë në SHBA: Hajdeni ta diskutojmë këtu!
08/09 11:42
Top Channel/ Trump “nuk heq dorë” nga Gaza: Marrëveshja së shpejti, do lirojmë pengjet!
08/09 11:40
Top Channel/ “Hëna e përgjakur”, eklipsi “mahniti” botën: Të gjithë më sytë nga qielli!
08/09 11:40
Top News- Rusia të tërhiqet nga Konventa Evropiane/ Putin projektligj, për t’I ikur përgjegjësisë
08/09 11:37
Top News- Gjykata e Izraelit kundër Netanyahut/ ‘Palestinezët e arrestuar po vuajnë nga uria’
08/09 10:20
Top News- Trump paralajmëron për herë të fundit Hamas, tregon kushtin për paqen
08/09 10:16
Top Channel/ Serbia mes kaosit! Përplasje të forta mes mbështetësve të Vuçiç dhe studentëve
07/09 22:48
Top Channel/ Trump: Gati sanksione të reja ndaj Rusisë, pas sulmit në godinën qeveritare
07/09 22:28
Top Channel/ Alarmi: Rrezik i madh për konflikt bërthamor, 25 shtete do kené armë
07/09 22:20
Top Channel/ Plani i ri anglez për emigrantët, ja ku do té strehohen
07/09 22:05
Top Channel/ Kiev, goditet me 800 dronë Kryeministria, Zelensky: Nuk shkoj në Moskë!
07/09 19:27
Top News- Greta Thunberg thirrje Starmer për Gazën: Ndalo gjenocidin, e ke detyrë ligjore
07/09 15:24
Top News – Norvegjia drejt zgjedhjeve. Taksa e pasurisë përplas partitë, kërkohet heqje
07/09 15:20
Top News- Starmer i shpall luftë bandave, ushtrinë për të menaxhuar azilantët
07/09 14:51
Top News- Putin e Xi synojnë jetëgjatësinë, thonë se do të jetojnë 150 vite përmes transplanteve
07/09 14:49
Top News- Kryeministri japonez jep dorëheqjen! Vendi drejt krizës, thellohen përplasjet
07/09 14:48