Top News – Frenon zgjerimi i BE-së/ Presidenca gjermane, “e zhgënjyer për shkak të dështimeve”
07/12/2020 13:00

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian nuk pritet të jetë temë e samitit të BE-së që do të zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel, ndërsa edhe në takimin e së martës të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme do të jetë vetëm si temë eventuale jashtë rendit të ditës, apo si “çështjet e tjera”. Një diplomat i lartë i BE-së tha se arsyet për këtë janë axhenda e ngjeshur dhe dështimi që të ketë përparim në miratimin e kornizave negociuese, për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. I njëjti burim pohoi se “Gjermania, si kryesuese e radhës e BE-së, është e zhgënjyer, për shkak të këtyre dështimeve”, dhe fajin për këtë ia faturon Bullgarisë, e cila vazhdon të bllokojë miratimin e vendimit për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut. “Si pasojë e bllokadës së vendimit për Maqedoninë e Veriut, që Bullgaria e ka bërë për shkak të çështjeve bilaterale historike, të cilat nuk kanë vend në procesin e zgjerimit, nuk kemi mundur të vendosim as për Shqipërinë, sepse disa shtete kanë insistuar se, nëse nuk ka vendim për Maqedoninë e Veriut, nuk mund të vendosim as për Shqipërinë”, tha diplomati i lartë. Bullgaria ka këmbëngulur që detyrimet e Maqedonisë së Veriut për të respektuar disa çështje historike, të cilat Sofja i sheh si fakte, të jenë pjesë e kornizës negociuese të BE-së. Një tjetër diplomat evropian tha se nuk sheh ndonjë mundësi për ndonjë kthesë pozitive në momentin e fundit, pra para përfundimit të presidencës gjermane më 31 dhjetor, kështu që Gjermania do ta përmbyllë presidencën e saj pa asnjë rezultat në zgjerim.

Top Channel/ Treni del nga shinat në Francë. Dyshime për sabotazh, 44 të plagosur
12/09 15:10
Top Channel/ Céline Dion rikthehet,koncerti i parë i plotë pas gjashtë vitesh,30 mijë fansa e presin
12/09 15:04
Top Channel/ Dokumentari për Gazën favorit, “NAZA” merr duartrokitje rekord, sot ndahen çmimet
12/09 15:03
Top Channel/ Alarm për syzet inteligjente, filmimet e fshehta shtojnë thirrjet për ndalim
12/09 15:01
Top Channel/ Zelensky: Shkoj në SHBA nëse Putin merr pjesë në samitin e G20
12/09 15:00
Top News – Aleanca anti-perëndim / Mblidhet në Indi, ‘deklaratë për rend të ri botëror’
12/09 14:56
Top Channel/ BE-ja për Thacin: ”Shtetet të respektojnë vendimin e Hagës, ai mund të apelohet”!
12/09 14:42
Top News – ‘Përgjithësoi shqiptarët si kriminelë.’ Ambasada shqiptare në londër, ankesë ndaj SkyNews
12/09 14:31
Top Channel/ “Ta bëjmë Suedinë, sërish Suedi”: Ekstremi i djathtë, hyn për herë të parë në qeveri?
12/09 14:09
Top News – Trump shkakton furi reagimesh. ‘Dua që Irlanda të bashkohet, do ishte fantastike’
12/09 13:48
Top News – Rusia, tjetër sabotazh në BE. Shpërthim në fabrikën e armëve që furnizon Ukrainën
12/09 12:44
Top News – Zelensky kërkon takim me Putin. G20, mundësi e mirë për të negociuar mbi luftën
12/09 12:40
Top Channel/ ”Lindja e Europës të përgatitet për luftë”, Tusk: Ka informacione të sakta të CIA-s!
12/09 12:11
Top Channel/ Anthropic në listën e zezë të SHBA, Trump: AI, jo kërcënim ekzistencial për njerëzimin!
12/09 11:43
Top Channel/ Përkujtohen tre shqiptarët mes viktimave të 11 shtatorit: Më i riu ishte 26 vjec!
12/09 11:24
Top Channel/ Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme: Arabia Saudite mbyll tubacionin e naftës!
12/09 11:10
Top News – Tajlandezët, protestë kundër izraelitëve. Tubimi para ambasadës-Respektoni kulturën tonë
12/09 10:55
Top News – ‘Drogoje dhe përdhunoje’/ Shitësi i këpucëve nxiste burrat të abuzonin gratë e tyre
11/09 23:00
Top News – ‘Nëse jeni burra, hajdeni përballuni’/ Pezeshkian mesazh Trump – Ne nuk frikësohemi!
11/09 22:50
Top Channel/ Detaje tronditëse, Mazonakis u vra? Mjekët kërkonin në ChatGPT si ta rikthenin në jetë
11/09 22:47