Franca po përcan NATOn me këmbënguljen e saj për të vazhduar bisedimet me Vladimir Putinin, pavarësisht akuzave të Ukrainës për krime lufte – thonë disa raporte. Emmanuel Macron, bashkë me Gjermaninë dhe Turqinë, duan të mbajnë hapur dialogun me Putinin ndërsa vendet e evropës qendrore kërkojnë një shkëputje të pastër – thanë zyrtarët perëndimorë për Neë York Times ndërsa ministrat e jashtëm të aleancës u mblodhën në bruksel për të diskutuar për luftën. Lëvizja ka bërë që Polonia madje të zemërohet me Macronin duke thënë se askush nuk negocioi me Hitlerin.