Top News – Franca përballë trazirave të reja / Macron përpiqet të ndalë përsëritjen e dhunës
05/11/2026 11:47

Qindra mijëra protestues pritet të marshojnë nëpër qytetet franceze, ndërsa punonjësit e sektorit publik do të hyjnë në grevë të enjten. Kjo përbën një provë të re për Presidentin Emmanuel Macron, pas javësh të tëra trazira që kanë tronditur qeverinë e tij dhe kanë dominuar agjendën politike, vetëm pesë muaj para zgjedhjeve presidenciale. Greva e thirrur nga sindikatat dhe e mbështetur nga grupe studentore, vjen pas demonstratave lidhur me koston e jetesës, shërbimet publike dhe arsimin, të cilat shkaktuan trazirat më të rënda civile në Francë gjatë viteve të fundit. Autoritetet janë përpjekur të ulin tensionet, pasi trazirat dhe plaçkitjet e 17 tetorit i gjetën forcat e sigurisë të papërgatitura, duke lënë pas dyqane e ndërtesa publike të dëmtuara në mbarë vendin dhe duke nxitur kritika ndaj mënyrës se si Macron e menaxhoi krizën. Autoritetet franceze do të angazhojnë rreth 70,000 policë në të gjithë vendin. Shërbimi i brendshëm i inteligjencës parashikon se mes 500,000 dhe 700,000 njerëz do t'u bashkohen demonstratave jashtë Parisit. Ministria e Arsimit njoftoi se 17.5% e mësuesve të shkollave fillore publike pritet të hyjnë në grevë, ndërsa sindikatat kanë paralajmëruar ndërprerje të mundshme në shërbimet hekurudhore dhe të transportit publik. Greva ka çuar tashmë në një ulje të prodhimit të energjisë bërthamore në Francë me 2.4 gigavat, që në orët e para të së enjtes. Mes atyre që pritet t'u bashkohen marshimeve të enjtes janë edhe studentët, të cilët shprehen se kushtet në shkolla dhe pasiguria në rritje për të ardhmen e tyre mbeten shqetësime madhore.

Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31
Top News – Sanchez premton: Do t’i përmbys sondazhet / Kryeministri sfidues, fushata drejt fundit
27/11 15:21
Top News- Hakerat godasin Forcat Ajrore të SHBA/Hyjnë në platformën ‘Cloud One’, të dhënat në rrezik
27/11 15:14
Top News- Ndihmoi në vrasjen e Borsellinos, çfarë shkruante në letrën e lamtumirës Gianni de Gennaro
27/11 14:43
Top News – Zbut rregullat e eksportit të armëve! Debate në Zvicër, frikë për neutralitetin e vendit
27/11 14:18
Top News – Le Pen ‘terrorizon’ BE-në / Fitorja e mundshme ngjall frikë, liderët përplasen
27/11 13:56
Top News – Turqi-Izraeli përplasje diplomatike / Përleshje në ndeshjen e Beshiktashit dhe Hapoel
27/11 13:52
Top News – Sabotimet ruse në Evropë…Mund të çojnë në ngjarje me viktima të shumta
27/11 13:51
Top Channel/ Trump thirrje Putinit: “Ndalo agresionin në Europë, duhet paqe me Ukrainën”!
27/11 12:05
Top News – ‘Tërhiqu’ nga agresioni në Evropë! Trump ‘urdhëron’ Putinin, shtyn tërheqjen e trupave
27/11 12:01
Top News – Përmbyset anija me 7 tonë naftë / Mesdheu në rrezik ndotjeje, katastrofë në Ibiza
27/11 11:50
Top News – Finalizohet NATO-ja myslimane / Erdogan miraton zyrtarisht marrëveshjen e Mekës
27/11 11:43
Top News – NATO në alarm të kuq, ngre avionët/ Zelenski godet vendlindjen e Putinit, sulme të ashpra
27/11 11:43
Top Channel/ Buxheti “fut në sherr” vendet e BE-së: Samiti i Brukselit mbyllet para kohe!
27/11 11:22
Top Channel/ Liste Serbe “i bën dalje” Beogradit? Çfarë ndodhi në Kuvendin e Kosovës!
27/11 11:18
Top Channel/ Zelensky kritikon miqësinë “e çuditshme” Trump-Putin: “Si të jesh shok me Hitlerin”!
27/11 11:17
Top Channel/SHBA,Ditë Falenderimesh me stuhi: Anulohen qindra fluturime, shtyhet parada në Nju Jork!
27/11 10:46
Top News – “Nuk firmos rritjen e pagave”/ 1 miliard euro rritje pagash, Meloni sfidon magjistratët
27/11 10:00