Ligjvënësit francezë kanë vendosur ndalimin e fluturimeve në rrugë të shkurtër brenda vendit, atje ku ekzistojnë alternativa trenash, një përpjekje kjo për të ulur emetimet e karbonit. Gjatë fundjavës, rregullatorët e ligjit votuan në favor të projekt-ligjit për t'i dhënë fund rrugëve ku i njëjti udhëtim mund të bëhet me tren brenda dy orësh e gjysmë. Këto masa mund të ndikojnë në udhëtimet midis Parisit dhe qyteteve Nantes, Lyon dhe Bordeaux.