Top News – Fotografia simbol/ Kancelari kërkoi ndjesë në gjunjë
07/12/2020 19:06

Gjesti I përulësisë se ish kancelarit të republikes federale gjermane në Varshavë, ishte kaq domethënes sa u kthye në simbol në mbarë botën. Si një simbol i pajtimit midis Polonisë dhe Gjermanisë, fotografia mori një mirënjohje të madhe ndërkombëtare. Sidomos pasi gjunjëzimi, siç theksoi më vonë Willy Brandt, ishte spontan dhe i paplanifikuar. "Gjesti u vlerësua shumë nga shumëkush", thotë Thomas Birkner, shkencëtar i komunikimit dhe historian në Universitetin e Münsterit, "sepse ai e tregoi atë në një vend simbolik". Me këtë gjest, siç thotë Birkner në një intervistë për Deutsche Welle-n, imazhi i gjermanëve jashtë vendit, ndryshoi. Në fakt, me një veprim të tillë, ai bëri një politikë globale: Në 7 dhjetor 1970, Willy Brandt shkoi tek memoriali në kryeqytetin polak për të përkujtuar kryengritjen e hebrejve në geto, në vitin 1943. Kjo ishte vizita e parë nga një kryetar i qeverisë gjermane në Poloni, pas Luftës së Dytë Botërore. Brandt vendosi një kurorë lulesh, u tërhoq disa hapa prapa dhe papritmas ra në gjunjë. Fotograftët shkrepën fotografitë, që hynë në histori. Me këtë gjest, Brandt kërkoi në emër të vendit të tij falje për krimet e kryera nga gjermanët gjatë luftës. Një vit më vonë, Willy Brandt mori Çmimin Nobel për Paqe. Kristina Meyer, asistente kërkimore në Fondacionin Willy Brandt, beson se gjesti i Brandtit përmirësoi imazhin e gjermanëve, pasi në thelb u shpreh edhe ne emër të bashkëkombasve të vet, e nga kjo simbolikë ky imazh u përforcua ndërkombëtarisht.

Top News – Dridhet Moska, Ukraina sulm masiv / Dy të vrarë në kryeqytet, mori dronësh mbi Rusi
20/09 11:45
Top News – Lëshon raketë balistike drejt Japonisë/ Koreja e Veriut kërcënon, e dyta herë në një javë
20/09 11:38
Top News – Ngre avionët luftarakë 4 herë në 1 javë / Polonia në luftë, provokimet ruse trefishohen
20/09 11:37
Top News – Përcaktohet fati i kancelarit Merz / Zgjedhje në dy lande në Gjermani, frikëson AfD
20/09 11:31
Top Channel/ Merz në fije të perit/ Sot votohet në dy lande, kancelari gjerman rrezikon shumë
20/09 10:49
Top Channel/ Qindra dronë godasin Moskën/ Në flakë një prej rafinerive më të mëdha, dy humbin jeten
20/09 10:40
Top News- Mbrojtje ajrore për Ukrainën/ SHBA jep ‘dritën jeshile’, Zelensky fërkon duart i lumtur
20/09 09:30
Top Channel/ Groenlanda, zbardhet pakti. SHBA merr kontrollin e përhershëm të sigurisë
19/09 23:02
Top Channel/ Tym i zi mbi Riad. Rebelët Huthi sulm mbi rezervat e naftës të Arabisë Saudite
19/09 23:01
Top News- Çmendet moti! Tjetër valë e nxehtë, El Nino kërcënon me temperatura të larta
19/09 23:00
Top News – Teherani i vë kushte SHBA-së/ Ndaloni sulmet në çdo front, ndryshe s’ka paqe!
19/09 22:30
Top News – “Me kë merresh ti?” I moshuari i bëri kritikë, vajza merr familjarët, e rrahin për vdekje
19/09 22:20
Top News – Tym e flakë në Riad. Sulmohet aeroporti, Arabia Saudite në panik
19/09 22:00
Top News – Dronët fluturojnë mbi Moldavi. Autoritetet në alarm, cënohet siguria kombëtare
19/09 21:00
Top News- Mbrojtje ajrore për Ukrainën/ SHBA jep ‘dritën jeshile’, Zelensky fërkon duart i lumtur
19/09 20:00
Top Channel/ SHBA-Kinë “në prag lufte”? “Drejt konfliktit ushtarak nga një raport i rremë i AI”!
19/09 15:37
Top News- ‘Liderët e Europës duan luftë me ne’/ Presidenti Putin: Moska s’ka qëllime agresive
19/09 15:12
Top Channel/ Kur “vidhet” hajduti: Hakerët ndërhyjnë në sistemin zgjedhor të Rusisë!
19/09 15:03
Top Channel/ Uashingtoni miraton shitjen e raketave, radarëve dhe sistemeve të mbrojtjes ajrore
19/09 14:24
Top News- Ekstremistët e Afd i shtrijnë dorën Putinit/ Tronditet Gjermania, gazi rus drejt rikthimit
19/09 13:41