Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka firmosur disa ndryshime të rendësishme në drejtimin e policive rrugore ne qarqet e vendit. Ndryshimet janë justifikuar me arsyetimin se nevojitej një rifreskim i drejtuesve të policisë rrugore nëpër qarqe me qëllim rritjen e sigurisë së përdoruesve të rrugës, megjithatë numri duket tepër i madh.