Kombëtarja shqiptare e ka nisur praktikisht grumbullimin e saj dhe e ka bërë duke festuar. Protagonisti ishte pikërisht Myrto Uzuni i cili festoi ditëlindjen e tij. Teksa sulmuesi ishte në një darkë grupi me pjesën tjetër të futbollistëve kuqezinj, Elseid Hysaj vendosi ta surprizojë teksa u shfaq me një copë torte me qiri që ta fikte beratasi ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës e uroi me këngën tradicionale të ditëlindjes. Më pas Uzuni mbajti edhe një fjalim të shkurtër