Top News – Festat në Evropë/ Frikë për rritje të koronavirusit
26/06/2020 18:24

Muaj izolimi dhe karantine në evropë i kanë lënë vendin festave të improvizuara dhe tubimeve të pakontrolluara, duke ndezur frikën e një rritjeje të rasteve të covid 19 dhe duke ndezur po ahstu paralajmërimet se progreset e shënuara në kontinent në luftën kundër pandemisë, mund të zerohen. Në portugali, qeveria tha të enjten se do të forconte kufizimet në disa zona të lisbonës, nga 1 korriku për ti lejuar banorëve që të dalin nga shtëpitë vetëm për ushqime, ilace apo për të shkuar në punë dhe të kufizojnë tubimet deri në pesë persona. Masa erdhi pas raporteve për festa në rrugë që kanë mbledhur deri në 1 mijë vetë. Vendi me 10 milionë banorë u përgëzua fillimisht si një nga historitë e suksesit në evropë, me reagimin e shpejtë të qeverisë që u tha se kufizoi numrin e viktimave. Por javët e fundit, numri i rasteve është rritur në mënyrë domethënëse. Bashkë me shpërthimet e lokalizuara në disa lagje dhe qendra industriale, tubimet sociale kanë rezultuar një terren pjellor për virusin. Detyra për ndalimin e këtyre festave të paligjshme i është lënë në duar policisë. Kjo e fundit u përplas këtë javë me mijëra pjesmarrës në një festë në kanalin shën martin dhe mara në paris ndërsa në berlin më shumë se 100 oficerë ndërhynë për të shpërndarë një demonstrim që u shndërrua në një festë spontane më herët këtë muaj. Moti më i nxehtë dhe zbutja e kufizimeve po nxit tubimet edhe në angli, ku policia po përballet me një valë festash, të organizuara kryesisht në mediat sociale dhe që mbahen edhe nën nënkalime, parqe dhe zona industriale. Edhe në spanjë, një numër rastesh të reja, pak javë më parë, u lidhen me një festë të paligjshme ditëlindjeje në të cilën katër nga rreth 20 pjesmarrësit, rezultuan pozitivë. Pak ditë më pas, festa e paligjshme u shfaq në faqet e para të mediave botërore dhe bëri që princi i belgjikës, pjesmarrës atje, të gjobitej me 10400 euro pasi kishte shkelur rregullat e karantinës. Më vonë edhe vetë ai rezultoi pozitiv.

Top Channel/ Izraelitët eliminojnë shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!
12/07 15:16
Top News – Kurdët djegin armët, Erdogan i përshëndet. ‘Ditë historike për Turqinë e Madhe dhe paqen’
12/07 13:40
Top News – ‘Fshesa’ e Trump te DASH. Nis shkarkimi i mbi 1300 punonjësve të Departamentit
12/07 13:37
Top News – Presidenti i kriptovalutave. Trump çon në Kongres tre nisma për monedhat digjitale
12/07 13:35
Top News- Rusia lëshon qindra dronë drejt Ukrainës/ Polonia ngre avionë luftarakë për t’u mbrojtur
12/07 13:20
Top News- Trump dhe Vjosa Osamani flasin për kërcënimin nga Serbia, Kurti dhe institucionet heshtin
12/07 13:17
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 13:16
Top Channel/ Taksa kundër mbiturizmit, Greqia vendos barriera në zonat me fluks vizitorësh në ishuj
12/07 12:26
Top News- Negociata të dështuara/ Asnjë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit
12/07 12:23
Top Channel/ Kërkuan ushqim, OKB: Gati 800 viktima pranë qendrave të ndihmës në Gaza!
12/07 12:05
Top Channel/ Skandal rozë! E dashura sekrete e Ministrit udhëtoi me… avion ushtarak! Dalin pamjet
12/07 12:00
Top Channel/ BE dhe Ukraina bashkojnë forcat: Aleanca teknologjike, 100 mln euro për mbrojtjen!
12/07 11:47
Top Channel/ Trump “halë në sy” Gjermaninë? Vendi europian që do goditet më ashpër nga tarifat!
12/07 11:46
Top Channel/ Trump dhe Osmani: Kërcënim nga Serbia drejt Kosovës, Kurti hesht!
12/07 11:45
Top Neës- Lajm I keq për duhanpirësit, BE kërkon rritje akcize, çmimi I një pakete deri ..
12/07 11:32
Top News- Humbën jetën teksa merrnin ndihma/ OKB- Rreth 800 viktima në 2 muaj në Gaza
12/07 11:24
Top News – Shtëpia modeste e Papa Leo XIV në Amerikë, kthehet në monument kulture, sa kushton…
12/07 11:02
Top News- ‘Dhjetëra fëmijë janë zhdukur’/ Trump viziton Teksasin pas përmbytjeve shkatërruese
12/07 10:40
Top News- Motorët nuk u furnizuan me karburant, raporti për rrëzimin e avionit në Indi
12/07 10:05
Top News- Khamenei kërcënon SHBA-në/ ‘Sulmet ndaj bazave ushtarake mund të përsëriten’
12/07 10:02