Top News – Fëmija lind i shëndetshëm/ Nëna e re vdes nga Covid 19
09/12/2020 10:51

Erika Becerra ishte tetë muaj shtatzënë kur u diagnostikua me Covid-19. Në nëntor, u shtrua në spital dhe lindi një djalë të shëndetshëm. Pas një lindjeje në Detroit, që në kushte të tjera do të kishte qenë mëse normale, Becerra u intubua menjëherë sepse kishte probleme me frymëmarrjen. Tri javë më vonë, ajo ndërroi jetë. Për shkak se ishte intubuar dhe pozitive ndaj Covid 19, nëna e re nuk e pati kurrë mundësinë të mbante në krahë djalin e saj, tha për Anderson Cooper të CNN vëllai i saj, Michael Avilez. 33 vjecarja ishte një prej 15,600 vdekjeve nga Covid 19 të regjistruara gjatë gjatë shtatë ditëve të fundit, çka e bën këtë javën më vdekjeprurëse prej koronavirusit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej muajit prill. “Erica ishte njeriu më i mrekullueshëm që mund të takoje ndonjëherë”, tha i përlotur i vëllai. “Për të, lumturia e njerëzve të tjerë ishte lumturia e saj,” shtoi ai. Erika, sipas tij, nuk shqetësohej nga fakti që ishte shtatzënën gjatë pandemisë. Michael tregon se ajo ishte tepër e kujdesshme. Nuk dilte shumë, dhe kur dilte mbante gjithmonë maskë në fytyrë dhe i fshinte sipërfaqet që prekte. “Ajo i ndoqi të gjitha rregullat, dhe përsëri u sëmur..ka shumë njerëz që nuk e kuptojnë së çfarë po ndodh. I duket si shaka, deri kur i ndodh atyre vetë apo të afërmve të tyre”, u shpreh Avilez që sqaroi se po e rrëfen historinë e trishtë të së motrës për të ndihmuar te tjerët te kuptojnë rrezikun e virusit.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20