Shtetet e bashkuara së shpejti mund të jenë në gjendje të kryejnë 1 milion vaksinime në ditë pavarësisht se fushata ka pasur një fillim më të ngadaltë, deklaroi Drejtori i Institutit amerikan të Sëmundjeve Infektive dhe Alergjisë, Dr. Anthony Fauci.Fauci paralajmëroi se javët e ardhshme do të jenë edhe më të rënda.Ritmet e ngadalta të vaksinimit kanë krijuar irritim në radhët e zyrtarëve dhe popullatës. Deri të hënën vetëm 1/3 e sasisë së vaksinave që kishin marrë shtetet ishte vënë në përdorim për fushatën e imunizimeve.