Top News – Fauçi lëshon paralajmërimin / Merrni dozën përforcuese! Rriten ndjeshëm rastet
22/11/2021 17:59

Eksperti kryesor për sëmundjet infektive në Shtetet e Bashkuara u bëri thirrje miliona amerikanëve që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 të bëjnë dozat përforcuese "për të rritur mbrojtjen” ndaj virusit. Deri më sot, 34.5 milionë nga 196 milionë persona të vaksinuar plotësisht në Shtetet e Bashkuara kanë marrë dozat përforcuese, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), megjithëse rreth 60 milionë vetë mbeten të pavaksinuar. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive dhe këshilltari kryesor shëndetësor i Presidentit Joe Biden, tha se dozat e treta u japin njerëzve "qëndrueshmëri më të madhe", megjithëse nuk është e qartë nëse ata që janë vaksinuar mund të vazhdojnë të kenë nevojë për vaksina përforcuese çdo gjashtë muaj ose çdo vit në të ardhmen. Një panel këshillues i CDC-së të premten votoi njëzëri për të vënë në dispozicion vaksinat përforcuese të vaksinës COVID-19 për të gjithë ata që janë 18 vjeç e lart. Numri i rasteve të reja është përsëri në rritje në SHBA, me më shumë se 90,000 raste të reja të regjistruara çdo ditë së fundmi. Dr. Fauci tha se kjo rritje nuk ishte e papritur me rënien e temperaturave me afrimin e dimrit dhe ndërsa më shumë njerëz rrinë brenda shtëpive të tyre. Por ai tha se familjet dhe miqtë e vaksinuar plotësisht mund të mblidhen së bashku për festën e Ditës së Falënderimeve këtë të enjte dhe nuk kanë nevojë të mbajnë maska. "Mund ta shijoni me hare festën e Falënderimeve këtë vit," tha ai. "Gëzojeni sezonin e pushimeve me familjen tuaj."

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11