Top News – Familjarët e viktimave/ Itali, dëmshpërblim nga qeveria
23/12/2020 22:40

Rreth 500 të afërm të viktimave të COVID-19 në Itali bënë të ditur të mërkurën se kanë nisur veprimet ligjore kundër autoriteteve në nivel kombëtar e rajonal, duke kërkuar 100 milionë euro dëmshpërblim. Padia civile, paraqitur në një gjykatë të Romës, është ngritur kundër Kryeministrit Giuseppe Conte, Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe Guvernatorit të Rajonit të Lombardisë, Attilio Fontana. Italia, vendi i parë perëndimor i goditur nga koronavirusi, ka raportuar më shumë se 70,000 vdekje nga COVID-19 që pas shfaqjes së virusit në muajin shkurt, numri më i lartë në Evropë dhe i pesti më i lartë në botë. Rajoni më i goditur është Lombardia, ku pacienti i parë me COVID-19 u zbulua më 20 shkurt. Padia gjyqësore është ngritur nga anëtarët e një komiteti të quajtur "Noi Denunceremo", krijuar në prill për të përfaqësuar të afërmit e atyre që vdiqën në Bergamo, një nga qytetet më të prekura të Lombardisë. Sipas "Noi Denunceremo", kur shpërtheu virusi në Lombardi, autoritetet lokale dhe qeveria qendrore nuk arritën të ndërmarrin veprime të shpejta të cilat mund të kishin shmangur nevojën për një izolim kombëtar dhe dëmin ekonomik që pasoi. Ata gjithashtu pretendojnë për një mungesë gatishmërie, ku as Roma dhe as rajoni i Lombardisë nuk kishin një plan të azhornuar për të trajtuar një pandemi të mundshme. Në qershor "Noi Denunceremo" u kërkoi prokurorëve në Bergamo të hetonin përgjegjësinë e mundshme penale lidhur me mënyrën se si u menaxhua pandemia. Gjatë verës kryeministri Conte u mor në pyetje nga prokurorët në cilësinë e dëshmitarit, por nuk u vendos nën hetim penal. Pamjet: AFP

Top News- Kryeministrat ‘të mallkuar’ në Francë, Macron me dhimbje koke
08/09 13:21
Top Channel/ Francë, krizë e re:Sot votëbesimi i qeverisë, rrezikon kryeministri i tretë në 12 muaj!
08/09 12:02
Top News- Sulm me armë në Jeruzalem/ 5 viktima dhe disa të plagosur, arrestohen 2 agresorët
08/09 11:53
Top News- Rusia ndërmerr operacionin më të madh/ Në flakë godina qeveritare në Kiev, 4 të vd*kur
08/09 11:45
Top Channel/ OBSH jep alarmin: Mbi një miliardë njerëz në botë me sëmundje psikike!
08/09 11:42
Top Channel/ Ukraina, Trump fton liderët europianë në SHBA: Hajdeni ta diskutojmë këtu!
08/09 11:42
Top Channel/ Trump “nuk heq dorë” nga Gaza: Marrëveshja së shpejti, do lirojmë pengjet!
08/09 11:40
Top Channel/ “Hëna e përgjakur”, eklipsi “mahniti” botën: Të gjithë më sytë nga qielli!
08/09 11:40
Top News- Rusia të tërhiqet nga Konventa Evropiane/ Putin projektligj, për t’I ikur përgjegjësisë
08/09 11:37
Top News- Gjykata e Izraelit kundër Netanyahut/ ‘Palestinezët e arrestuar po vuajnë nga uria’
08/09 10:20
Top News- Trump paralajmëron për herë të fundit Hamas, tregon kushtin për paqen
08/09 10:16
Top Channel/ Serbia mes kaosit! Përplasje të forta mes mbështetësve të Vuçiç dhe studentëve
07/09 22:48
Top Channel/ Trump: Gati sanksione të reja ndaj Rusisë, pas sulmit në godinën qeveritare
07/09 22:28
Top Channel/ Alarmi: Rrezik i madh për konflikt bërthamor, 25 shtete do kené armë
07/09 22:20
Top Channel/ Plani i ri anglez për emigrantët, ja ku do té strehohen
07/09 22:05
Top Channel/ Kiev, goditet me 800 dronë Kryeministria, Zelensky: Nuk shkoj në Moskë!
07/09 19:27
Top News- Greta Thunberg thirrje Starmer për Gazën: Ndalo gjenocidin, e ke detyrë ligjore
07/09 15:24
Top News – Norvegjia drejt zgjedhjeve. Taksa e pasurisë përplas partitë, kërkohet heqje
07/09 15:20
Top News- Starmer i shpall luftë bandave, ushtrinë për të menaxhuar azilantët
07/09 14:51
Top News- Putin e Xi synojnë jetëgjatësinë, thonë se do të jetojnë 150 vite përmes transplanteve
07/09 14:49