Top News- Evropiani i Mundjes në Tiranë. Kayaalp vendos rekord, fitoi medaljen e 13 të artë
22/04/2026 11:45

Këtë të martë u shpërndanë medaljet e para për fituesit në Kampionatin Evropian të Mundjes që po zhvillohet në Tiranë. Lajmi i ditës ishte triumfi i mundësit turk, Riza Kayaalp në peshën deri në 130 kg i cili fitoi medaljen e 13 të artë evropiane në këtë kategori duke vendosur një rekord të ri dhe për t’u bërë mundësi më fitues në histori përsa i përket Kontinentit të vjetër duke thyer atë të vendosur nga Alexander Karelin me 12 medalje të arta evropiane të fituar në karrierë. Kayaalp mposhti në finale hungarezin Vittek me rezultatin 7-0 për të gdhendur emrin e tij në histori pikërisht në kryeqytetin shqiptar. Medaljen e bronztë në këtë peshë e fituan Pavel Hlinchuk që mundi Kamparov dhe Mykhailo Vyshnyvetskyi që mposhti Kandelakin. Në peshën 55 kg medalja e artë i shkoi Sefershaev që mundi në duelin final gjeorgjianin Lolua 2-1, ndërkohë që medalja e bronztë u fitua nga bullgari Mamadov që mposhti Recep 8-0 dhe Grigorov që mundi Khachatrian 8-0. Në peshën 63 kg Emelin u shpall kampion evrope pasi fitoi ndaj moldavit Eriomenco 9-0, ndërsa medaljen e bronztë e fituan Aslanyan dhe Kamal. Në kategorinë 77 kg, moldavi Amoyan fitoi medaljen e artë të kampionit të Evropës pasi mposhti Ramaz Zoidze që u detyrua të kënaqej me medaljen e argjendtë, ndërkohë që medaljen e bronztë e fituan respektivisht Fritsch dhe Baff që mundën kundërshtarët e tyre Kamjenasevic dhe Gutu. Për Malkhas Amonyan, kjo e fituar në Tiranë është medalja e 5 e artë në një evropian në karrierën e tij. U dhanë medaljet edhe në kategorinë deri ne 87 kg, Bisultanov u shpall kampion Evrope pasi mundi në dyluftimin final bullgarin Novikov 8-4, që mori medaljen e argjendtë, ndërkohë që medalja e bronztë u fitua nga Abbasov dhe Filchakov që mposhtën rivalët e tyre Kaya dhe Jarashevic. Këtë të martë në tapet zbritën edhe dy mundës të tjerë shqiptarë; Bajram Sina që ishte në kategorinë deri në 60 kg dhe Gjete Prenga. Në 60 kg, Bajram Sina humbi në raundin kualifikues ndaj moldavit Rusu 10-1, ndërsa Gjete Prenga në kategorinë 67 kg humbi në 1/8 e finaleve ndaj Dominik Erlinger.

Top Channel/ Fëmijët francezë vizitë në Shqipëri/Të vegjlit zhvillojnë turne së bashku me prindërit
25/10 15:31
Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34