Top News-Evropianët të tmerruar, takim në Londër/ Trump ‘i shkundi nga themelet’, si do ecin përpara
02/03/2025 12:11

Liderët evropianë po tentojnë të ringrihen pas tronditjes kolektive dhe tmerrit pas vizitës katastrofike të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Uashington këtë javë, në një takim të thirrur nga kryeministri britanik, Keir Starmer, në Londër. Para nisjes së samitit, starmer tha se Britania, Franca dhe Ukraina janë pajtuar që të punojnë në një plan për armëpushim që do t’ia paraqesin Shteteve të Bashkuara. Starmer tha se plani ka dalë pas bisedimeve mes udhëheqësve të këtyre shteteve, pas përplasjes që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pati me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Starmer i tha BBC-së se beson që Trump dëshiron paqe të qëndrueshme në Ukrainë. Ai përsëriti qëndrimin e tij se garancitë e sigurisë do të jenë të nevojshme që paqja të jetë e qëndrueshme. Një ditë më herët, kryeministri britanik mirëpriti Zelenskyn në zyrën e tij dhe pas takimit u njoftua për një hua në vlerë prej 2.84 miliardë dollarësh për Ukrainën. “Kjo hua do të rrisë kapacitetet mbrojtëse të Ukrainës dhe do të rikthehet duke përdorur të ardhurat nga asetet e ngrira ruse”, deklaroi Zelensky përmes rrjeteve sociale. Kjo nuk është një shumë që ndryshon lojën, por ofron një lloj ngushëllimi për Zelenskyn, pas përplasjes së paprecedent dhe të ashpër me presidentin amerikan, Donald Trump, pas së cilës ai u largua më 28 shkurt nga Shtëpia e Bardhë më herët seç pritej dhe duarbosh. Konferenca në Londër tani ka marrë një rëndësi të re që nga ky konfrontim në Zyrën Ovale dhe ringjallja e raportit mes Trumpit dhe Zelenskyt me gjasë do të jetë pikë kryesore e agjendës.Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i cili gjendet në Londër, tha se Zelensky duhet të gjejë një mënyrë për të përmirësuar raportin. Ende është e paqartë se diçka e tillë është e mundur të arrihet. Por, Trump deklaroi se Zelensky mund të kthehej “kur të dëshirojë paqe”. Para konferencës, Starmer takohet ndarazi me kryeministren italiane, Giorgia Meloni. Ajo mund të jetë figurë e rëndësishme në përpjekjet e Evropës për të bindur Uashingtonin se ka nevojë për mbështetje të Ukrainës. Një mbështetëse e Ukrainës, Meloni po ashtu është ideologjikisht e afërt me Trumpin dhe ai e ka lavdëruar udhëheqësen italiane. Disa udhëheqës evropianë ndërkohë po shkojnë përtej asaj që vetëm të dëshmojnë vlerën e tyre për Uashingtonin. Në vend të kësaj, ata po përgatiten për skenarë të mundshme ku nuk do të mund të vareshin nga ombrella e sigurisë së SHBA-së.

Top News – Rrezik për një konflikt Rusi-Estoni/ Dronë ukrainas në ajër, Moska: Po nxisni luftë
23/11 22:50
Top News- ‘Europa gati të negociojë me Rusinë’/ Rutte e Merz: Të mbrojmë territorin e NATO-s
23/11 22:50
Top Channel/63 vite nga vrasja e Kennedy, atentati që tronditi SHBA dhe misteret që vazhdojnë sot
23/11 22:37
Top News – Zelensky do Ukrainën në NATO/ Sekretari Mark Rutte i pret hovin: Jo të gjithë janë dakord
23/11 22:30
Top News- Estonia mbylli kufinjtë tokësorë/ Moska akuza se po nxit një konflikt të drejtëpërdrejtë
23/11 22:15
Top News – Krishtlindjet mbërrijnë në Shtëpinë e Bardhë/ Bredhi mbi 5 metra i Zonjës së Parë
23/11 22:07
Top News-Taksa për të pasurit, tërhiqet Meloni/ Norma më të larta kush zhvendoset në parajsa fiskale
23/11 21:51
Top News – Mbyllja e kapitujve me BE/ Marta Kos kërkon mbështetjen e Greqisë për Shqipërinë
23/11 20:30
Top News – Irani ‘i vë gjobë’ SHBA-së. Kërkon 290 miliardë dollarë dëmshpërblim
23/11 20:00
Top Channel/ NVIDIA fal tradhtitë, Huang rimerr detyrën si CEO, Trump: Nuk përbën kërcënim
23/11 19:55
Top News – ‘Ne e goditëm anijen ruse’. Zelensky e pranon, por s’tregon nga u nisën dronët
23/11 18:02
Top News – Huang, sërish në krye të NVIDIA/ 11 ditë pas dorëheqjes rimerr postin e CEO-s
23/11 17:26
Top Channel/Miley Cyrus martohet në fshehtësi/ Këngëtarja 33-vjeçare kurorëzon dashurinë
23/11 16:21
Top Channel/ Robotët mund të na lënë pa punë, studiuesi i Anthropic: IA mund të zëvendësojë njerëzit
23/11 15:56
Top Channel/“Të pret vdekja”,alarm për bomba në qindra shkolla të Gjermanisë:Frikë dhe në Danimarkë!
23/11 15:53
Top News – Akuzon Ukrainën për terrorizëm / Kremlini paralajmëron: Deti Baltik po “zien”
23/11 15:23
Top News – Avionët ndalen në tokë në Belgjikë / Anulohen qindra fluturime, grevë kundër kursimeve
23/11 15:08
Top News – Gjigantët gjermanë ‘shtrëngojnë rripin’ / ‘Fillimi i fundit’ të prodhimit të automjeteve
23/11 14:57
Top News – I ftohti po vjen, frikë në Evropë / Rriten çmimet e gazit, pritet mungesë furnizimesh
23/11 14:56
Top Channel/ Substancë e panjohur gjatë koncertit në Manchester: 12 mijë të evakuar, 50 të lënduar!
23/11 14:34