Kur Elon Musk bleu Tëitter-in, Komisioneri i BE-së që merret me tregun e brendshëm europian, Thierry Breton, kërkoi menjëherë që Tëitter, t'i përmbahej rregullave të Bashkimit Europian. Por, kur qeveritë europiane shpërdorojnë softëaret e spiunazhit, institucionet e Brukselit nuk interesohen, kritikon raportuesja e të ashtuquajturit Komiteti Pega të Parlamentit Europian, deputetja europiane nga Holanda, Sophie in 't Veld. Ndërkohë që të drejtat demokratike rrezikohen seriozisht, kur shumë vende anëtare të BE-së përdorin pa kontroll Pegasuas-in dhe softëare të tjera të ngjashme dhe përgjojnë kritikët e qeverisë, gazetarët dhe opozitarët nën mburojën e sigurisë kombëtare.