Në Ekspozitën Ndërkombëtare të Aviacionit dhe Hapësirës në Berlin këtë vit po thyhen rekordet-shkruan DË. Arsyeja kryesore është industria e mbrojtjes dhe armatimit. Në atë që është edhe panairi më i madh i këtij lloji në evropë, që u hap nga 10 deri më 14 qershor në kryeqytetin gjerman, Berlin, morën pjesë 750 ekspozues nga 37 vende. Dhe industria e mbrojtjes ishte në qendër të vëmendjes. Bota po armatoset me shpejtësi. Në kohë lufte dhe kërcënimesh globale, kjo industri po ecën më mirë se kurrë. Theks i veçantë i vihet sistemeve pa pilot, veçanërisht dronëve. Ajo që dikur ishte një hobi dhe argëtim tani është një industri me vlerë miliarda euro. Në të ashtuquajturin "Kafaz Droni", një kafaz i rrethuar nga rrjeta, një ushtar i Bundesëehr-it drejton një dron të vogël zbulues të quajtur "Black Hornet 4". Droni merr imazhe me cilësi të lartë dhe mund të zbulojë burime nxehtësie në tokë. Është aq i vogël sa pas demonstrimit zhduket në një kuti që piloti mban.