Top News – Evropa në izolim për festa / Omicron përhapet shpejt, masa në prag të fundvitit
19/12/2021 12:21

Disa shtete evropiane kanë rivendosur masa me qëllim që të frenojnë përhapjen e variantit të ri të koronavirusit, Omicron. Holanda hyn në izolim kombëtar nga 19 dhjetori, masë e cila do të jetë në fuqi deri në mesin e janarit të vitit 2022, ndërkaq edhe shtete të tjera, përfshirë Gjermaninë dhe Francën kanë ndërmarrë masa, me qëllim që të parandalojnë rritjen e rasteve të reja me COVID-19. Kryeministri holandez, Mark Rutte tha se masa e izolimit ishte e “pashmangshme” për shkak të valës së re të infeksioneve të shkaktuara nga varianti Omicron. Zyrtarët shëndetësorë në Britani janë të shqetësuar se rritja e rasteve do të rëndojë situatën në spitale. Të shtunën, Mbretëria e Bashkuar regjistroi 90,418 raste me koronavirus dhe mbi 10,000 prej tyre ishin me variantin Omicron. Kjo bëri që autoritetet në Londër të shpallnin gjendje të jashtëzakonshme për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19. Gjermania pritet të vendosë masa të reja kundër udhëtarëve nga Britania, shtetit në Evropë të goditur më së keqi nga Omicroni. Sipas masave, që pritet të hyjnë në fuqi të dielën në mbrëmje, të gjithë shtetasit dhe banorët gjermanë do të lejohen të hyjnë nga Mbretëria e Bashkuar, por ata duhet të kenë test negativ të koronavirusit dhe të izolohen për dy javë pavarësisht nëse janë të vaksinuar apo jo. Masa të ngjashme janë marrë nga autoritetet në Francë dhe Austri, shtete që kanë vendosur kufizime të ashpra ndaj udhëtarëve nga Mbretëria e Bashkuar. Ndërkaq, në Shtetet e Bashkuara, baret dhe restorantet janë mbyllur përkohësisht në Nju Jork për shkak të valës së re të pandemisë. Presidenti amerikan, Joe Biden pritet që më 21 dhjetor të ofrojë detaje të reja lidhur me situatën epidemiologjike, teksa SHBA-ja po përballet me rritje të rasteve dhe me variantin Omicron.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11