Top News – Euro dhe dollari ‘barazohen’ / Gjysmë centi larg, hera e parë në 20 vite
12/07/2022 13:22

Për të parën herë në 20 vite, shkalla e këmbimit mes euros dhe dollarit amerikan, është thuajse e njëjtë, me dy monedhat që janë më pak se një cent larg barazisë. Euro u këmbye të hënën pasdite me 1.004 dollarë amerikanë, me një rënie preej rreth 12 për qindësh që nga fillimi i vitit. Frika e recesionit në kontinent, ushqyer nga inflacioni i lartë dhe pasiguria e furnizimeve me energji, të shkaktuara nga pushtimi rus i Ukrainës, konsiderohet si shkak për këtë... Bashkimi Evropian, që merrte thuajse 40 për qind të furnizimeve me gaz nga rusia po përpiqet të reduktojë varësinë nga nafta dhe gazi rus. Dhe moska ka reduktuar furnizimet për vendet anëtare. Kriza e energjisë vjen ndërkohë bashkë me një ngadalësim ekonomik që ka ndezur dyshime nëse banka qendrore evropiane do të mund të forcojë politikat në mënyrën e duhur për të ulur inflacionin. Banka njoftoi se do të rrisë normën e interesit këtë muaj, për të parën herë që nga viti 2011 ndërsa shkalla e inflacionit në eurozonë është 8.6 për qind. Por, disa ekspertë mendojnë se Banka qendrore evropiane është e vonuar dhe se një rënie e fortë është e paevitueshme. Një seri masash të marra nga rezerva federale amerikane, në anën tjetër, do ta mbajnë nën presion euron ndërkohë që investitorët orientohen drejt dollarit amerikan, si një parajsë e sigurt. Madje disa ekspertë parashikojnë edhe një situatë në të cilën euro mund të zbresë edhe nën dollarin amerikan, në një kurs këmbimi 0.95 ose 0.97 dollarë. Ndërkohë që kjo rënie e euros përballë dollarit amerikan, është një lajm i mirë për amerikanët që planifikojnë të vizitojnë evropën këtë verë pavarësisht se përbën një lajm të keq për stabilitetin global ekonomik.

Top Channel/ Vokshi në Kuvend: Rama ka ndërtuar një shtet të kapur
05/10 17:08
Top Channel/ “Urime për studentët”, Malaj: Mos dëgjoni asnjë propozim për bojkot, por ndiqni ëndrrat
05/10 17:00
Top Channel/ “Kuvendi nuk duhet ta injorojë protestën”, Leskaj: Ne duhet të përqendrohemi tek…
05/10 17:00
Top Channel/Shërbimi sekret: Gjermania drejt konflikti me Rusinë! Estonia nis trupat në kufi!
05/10 16:52
Top Channel/ Rubio vjen në Europë: Në fokusin e turneut, Rusia dhe Lindja e Mesme!
05/10 16:52
Top Channel/ Vokshi në Kuvend: Rama ka ndërtuar një shtet të kapur
05/10 16:47
Top Channel/ “Rama ku do që të shkelë e presim me protestë”, Zhupa: Ai duhet të japë dorëheqjen
05/10 16:40
Top Channel/ “Krimi e përdor shtetin”, Spahia në Kuvend: Shqipëria duhet t’ua kthejë shqiptarëve
05/10 16:39
Top Channel/“Jo shpopullimit të Shqipërisë”, Mziu në Kuvend: Shkrirja e 15 bashkive, pa asnjë kriter
05/10 16:39
Top Channel/ Kuvend dhe protestë/ Pranë parlamentit ka më shumë policë sesa protestues
05/10 16:09
Top Channel/ Tabaku në Kuvend: Të enjten të gjithë studentët ti bashkohen protestës
05/10 16:05
Top Channel/ ‘Shyqyr që PD u kthye të Protesta’, Balla: Bëhuni pjesë e Pasqyrës së Flamingos
05/10 16:04
Top Channel/ ‘Kujt i thua ti të qelbur’, debate në komisionin e ligjeve, deputetja e PD përplaset
05/10 16:02
Top Chanenl/ Miratohet në parim projektligji për hartën e re territoriale të prezantuar nga PS
05/10 16:02
Top Channel/ Berisha sulmon Vlora Hysenin në Kuvend: Keni ndërtuar piramidën e krimit…
05/10 15:59
Top Channel/ Debat për parodinë e protestës, Llakaj: Mbështes protestën, skeçi nuk fyen askënd
05/10 15:55
Top Channel/ “Luftë” për ujin e Burimasit! Maliq, banorët i zënë rrugën ndërtimit të ujësjellësit
05/10 15:52
Top Channel/ Mjekësia, betimi i studentëve, 596 të rinj nisin studimet, mesazhet për humanizmin
05/10 15:51
Top Channel/ Universitetet çelën dyert sot, rritje regjistrimesh në Shkodër e Durrës
05/10 15:49
Top Channel/ 20 mijë studentë të rinj, gjysma shkojnë në degët e shëndetit dhe të inxhinierisë
05/10 15:47