Një shqiptar i burgosur në Angli për drejtimin e një shtëpie publike, i shpëtoi deportimit, pasi trupa gjykuese e cilësoi atë si të zgjuar dhe punëtor. 25 vjecari Kristian Kodra, i cili investoi dy vite në drejtimin e institucionit kriminal, në të cilin trafikonte edhe lëndë narkotike të llojit kokainë, fitoi të paktën 400 mijë paund nga aktiviteti ilegal, së bashku më bandën e tij vetëm për 6 muaj, deri në momentin kur ai u kap nga policia. Oficerët ushtruan kontrolle në banesën e tij në Holborn të Londrës qëndrore ku sekuestruan paratë e fituara nga aktiviteti kriminal, si dhe vendosën në pranga shqiptarin.