Top News – Është e pagjurmueshme… / Koreja e Veriut tregon raketën e testuar së fundmi
20/10/2021 12:12

Koreja Veriore ka konfirmuar se ka testuar me suksues të martën një raketë të re balistike, të lëshuar nga një nëndetëse. Agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA, ka thënë se raketa ka pasur “teknologji të avancuar”, çka e bën atë vështirë të gjurmueshme. Koreja Veriore ka kryer një sërë testesh në javët e fundit, duke lansuar edhe ato që ka thënë se janë armë hipersonike, apo me rreze të gjatë veprimi. Kombet e Bashkuara ia ndalojnë këtij shteti testimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore. Raketat balistike konsiderohen më kërcënuese, pasi mund të bartin më shumë armë, të kenë rreze më të gjatë veprimi dhe mund të fluturojnë më shpejt. Media shtetërore verikoreane ka thënë të mërkurën se raketa e fundit ka pasur “teknologji kontrolluese”, që ka mundësuar lëvizjen anash. Ajo po ahstu ka publikuar edhe fotografi të raketës. Kjo raketë ka qenë një nga armët e reja që është prezantuar në një parakalim në Phenjan javën e kaluar. Në raportime nuk është përmendur lideri Kim Jong-un, duke sugjeruar se ai nuk ka qenë pjesë e testit. Të martën, shefi i stafit të Koresë Jugore, ka thënë se një raketë është lansuar nga porti Sinpo, në lindje të Koresë Veriore, ku Phenjani zakonisht i vendos nëndetëset e saj. Raketa ka rënë në Detin Lindor, të njohur edhe si Deti i Japonisë dhe ka udhëtuar rreth 450 kilometra me një lartësi maksimale prej 60 kilometrash.

Top News- ‘El Chapo’ junior/ Ekstradohet në ShBA trafikanti i drogës
25/10 23:00
Top Channel/ “Nuk ndodh shpesh”. Trump kthen avionin presidencial Air Force One në “zyrë” takimesh
25/10 22:46
Top News – Netanyahu në fije të perit, Trump drejt hakmarrjes nëse prish marrëveshjen me Hamasin
25/10 22:07
Top Channel/ Kamala Harris: Do kandidoj përsëri për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2028
25/10 21:35
Top News- Italia hap dyert për punëtorët, viza pune për gjysmë milioni qytetarë
25/10 20:20
Top Channel/ Pakti kundër krimit kibernetik, nismëtarë Kina dhe Rusia, nënshkruajnë 60 shtete
25/10 19:59
Top Channel/ Trump nis turin në Azi: Xi Jinping do bindë Putinin t’i japë fund luftës në Ukrainë
25/10 19:55
Top Channel/Sanksionet kthejnë Moskën në shina, i dërguari i Putin në SHBA për bisedime:Jemi afër…
25/10 19:53
Top News- Zelensky harron Tomahawk, i shtrin dorën Trump: Putin do të na përçajë
25/10 19:00
Top News- BE përplasje tregtare me Kinën, Von der Leyen: Të krijojmë pavarësi
25/10 17:30
Top News- BE i frikësohet Rusisë/ Von der Leyen- 800 mld euro për mbrojtjen
25/10 17:00
Top News- Sarkozi në telashe me të burgosurit, të tjera kërcënime gjatë natës për ish-presidentin
25/10 16:30
Top News- I burgosuri lirohet gabimisht, policia britanike në kërkim të abuzuesit të 14-vjeçares
25/10 16:00
Top Channel/ Mashtruesi me fytyrë fëmije, 37-vjeçari ka ndërtuar në Kamboxhia një perandori
25/10 15:23
Top News- Franca ndalon hedhjen e ushqimeve/ Produktet që nuk shiten në markete jepen për bamirësi
25/10 14:30
Top News- Trump “luftë” edhe me Kolumbinë për drogën, sanksione ndaj presidentit kolumbian
25/10 14:00
Top Channel/ Dita e gjykimit për Maduron! SHBA afron aeroplanmbajtëse e ushtarë pranë Venezuelës
25/10 12:16
Top News – Sulmi ndaj Trump, me shakanë e Ramës. ‘Demokratët e SHBA kanë humbur realitetin’
25/10 12:08
Top Channel/ BE do t’i japë raketa Ukrainës! Po shqyrtohet kredia 140 mlrd € me paratë e ngrira ruse
25/10 11:58
Top Channel/ Trump, tur “paqeje” në Azi, takim me presidentin kinez për tarifat
25/10 11:55
BILETA Portokalli - Bileta