Top News – Erdogan shpall ‘luftën ekonomike’ / Monedha turke bie në pikiatë, 13 lira për 1 dollar
24/11/2021 11:42

Lira turke ka shënuar rënie rekorde të martën pasi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, përforcoi mbështetjen e tij për uljen e normave të interesit, duke paralajmëruar se vendi ishte në një "luftë për pavarësi ekonomike".Monedha turke pësoi rënie drastike pasi aktualisht 13 lira shkëmbehen për një dollar, një rënie prej 15 për qind. Turqia po përballet me krizën më të rëndë të monedhës së saj nga gushti i vitit 2018, kur vlera e lirës arriti në nivelet më të ulëta historike gjatë një mosmarrëveshjeje me presidentin e atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Banka Qendrore Turke të enjten iu nënshtrua presionit të presidentit Erdogan dhe uli normën e saj nga 16 në 15 për qind, pavarësisht rritjes së inflacionit dhe devalvimit të shpejtë të monedhës. Erdogan, një kundërshtar i hapur i normave të larta të interesit, e ka ndërtuar gjithmonë popullaritetin e tij mbi një reputacion të rritjes së fortë ekonomike dhe përmirësimit të të ardhurave të familjeve në të gjithë vendin. Ai është i njohur për besimin e tij të fortë se normat e larta të interesit shkaktojnë inflacion në vend që të ndihmojnë në uljen e tij. Udhëheqësi turk ishte i ashpër dhe mbrojti politikat aktuale në një fjalim drejtuar kombit pas një takimi të kabinetit të hënën. "Ne shohim lojën lojën e atyre sa i takon monedhës, interesit dhe rritje së çmimeve ... dhe ne tregojmë vullnetin tonë për të vazhduar me planin tonë të lojës," tha ai.

Top Channel/ Tronditet bota e teknologjisë! CEO i gjigantit të NVIDIA-s lidhje me spiunen kineze
08/11 23:09
Top Channel/ Trump luftë emigracionit! Zbulohet plani i presidentit pas humbjes
08/11 23:00
Top channel/ Rruga e “ferrit” në Egjipt, përplasen 2 trena, viktima e të plagosur
08/11 22:32
Top News – Pas 80 vitesh sërish frikë, banorët jo më të sigurt, tigrat rikthehen në Kazakistan
08/11 22:30
Top News – Parlamenti i ri serb mblidhet më 17 nëntor / Pas fitores së studentëve që rrëzuan Vuçiçin
08/11 22:15
Top Channel/ Polonia 2 ditë zi kombëtare për masakrën, hetime për sulm terrorist
08/11 20:21
Top Channel/ Japonia thyen traditën shekullore! Qentë dhe macet marrin bekimin e fëmijëve
08/11 19:08
Top Channel/ “Skifterët” fluturojnë në Angli/ Dënohen pesë shqiptarë, një prej tyre grabiti 9 shtëpi
08/11 15:12
Top News – Papa Leoni shkon në Argjentinë / Do të flasë para aleatit të ngushtë të Trumpit
08/11 15:12
Top News – Aksident i rëndë në Kroaci / Përmbyset autobusi me targa serbe, të paktën 2 viktima
08/11 15:11
Top Channel/ 165 mijë vende të reja pune në tetor, SHBA surprizon me punësimin
08/11 15:09
Top Channel/ Papa Leoni XIV sfidon Milein, varfëria ndez tensionet në Argjentinë
08/11 15:08
Top Channel/ 250 çifte martohen njëkohësisht, dasmë mes rrënojave të luftës në Gaza!
08/11 15:07
Top News – TikTok rrezikon shëndetin…BE përgatit gjobën, përdoruesit ‘humbasin’ në video
08/11 13:21
Top News – Trump ‘rinis’ luftën me Iranin / Raportohen shpërthime në jug, ‘origjina e paqartë’
08/11 13:15
Top News – Raketat e Huthive mbi qiellgërvishtëse / Tronditet Arabia Saudite, goditet Riadi
08/11 13:11
Top News – Ministri italian shënjestrohet nga Rusia/Hakerat zbulojnë të dhënat personale në Dark-Web
08/11 13:10
Top News – Përmbyten tendat, shira të rrëmbyeshëm / Gjendje katastrofike në Gaza, kampet nën ujë
08/11 13:10
Top News – SHBA, 20 milionë dollarë shpërblim…për informacione mbi programin bërthamor të Iranit
08/11 12:18
Top News – ‘Shkundet’ toka në Japoni…Lëkundje të tjera po vijnë! Tërmet i fuqishëm në vend
08/11 12:11