Joe Biden do të dëgjojë direkt nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan se si deklarata e kohëve të fundit e tij për genocidin në armeni e ka shqetësuar dhe zemëruar, gjatë takimit të tyre kokë më kokë në Bruksel. Erdogan do të takohet me Biden në një takim kyc dy palësh në samitin e Natos. Kjo do të jetë përballja e parë e tyre që pas deklaratës së shtëpisë së bardhë të Bidenit mbi subjektin që ka tërbuar qeverinë e Erdoganit. Një vend aleat që mban një qëndrim të tillë mbi këtë cështje që nuk ka të bëjë aspak me NATO-n, cështja e armenëve, na ka shqetësuar dhe zemëruar.