Top News – Erdogan mospërfillës/ Pas kërcënimit për sanksione nga BE
09/12/2020 18:57

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se sanksionet e mundshme evropiane, nuk do të kishin ndikim në vendin e tij. Ai akuzoi Bashkimin Evropian për veprime të "pandershme" ndaj Turqisë dhe për dështimin për të mbajtur premtimet. "Çdo vendim për të vendosur sanksione nuk do ta shqetësojë shumë Turqinë", u tha Erdogan gazetarëve, para se të nisej për një vizitë në Azerbajxhan. Komentet e Erdoganit u bënë para mbajtjes së një samiti të BE-së, në të cilin pritet të diskutohet edhe për mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Greqisë, për kërkimet e gazit në ujërat e Detit Mesdhe. Turqia, në muajt e fundit ka dërguar anije kërkimi në këto ujëra. Athina tani po bën presion për sanksione ndëshkimore ndaj Ankarasë. Disa vende të BE-së, përfshirë Francën, po e përkrahin këtë ide, por disa tjera po kanë frikë se Turqia mund të kundërpërgjigjej me hapjen e dyerve për migrantët drejt Bashkimit Evropian. Turqia mban miliona migrantë që kanë ikur nga konfliktet në Lindjen e Mesme. Të martën, ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto, tha se "pavarësisht nëse ju pëlqen, ose jo, në një masë të madhe, siguria e Evropës është në duart e Turqisë". Por, Turqia nuk po përballet me kërcënime për sanksione vetëm nga ana e BE-së. Edhe Shtetet e Bashkuara kanë përmendur mundësinë e sanksioneve për shkak se Ankaraja e ka blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore S-400. Turqia është vend anëtar i NATO-s. SHBA-ja por edhe aleatët tjerë kanë thënë se ky armatim rus paraqet rrezik për sistemin ajror të NATO-s. Erdogan tha se kërcënimet e SHBA-së janë të "të papërshtatshme" dhe shtoi se, ai shpreson se do ta diskutojë këtë çështje me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Joe Biden.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20