Lira turke po i afrohet një rekordi historik të ulët në këmbimin kundrejt dollarit amerikan ndërsa presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan siguroi fitoren e radhës në zgjedhjet presidenciale të së dielës, duke shtrirë sundimin e tij autoritar në një dekadë të tretë. Lira turke u këmbye me 20.05 dollarë amerikanë në orët e para të hapjes së bursave aziatike, vetëm pak mbi rekordin e deritanishëm prej 20.06 dollarësh.