Top News – Erdogan: Bashkimi Evropian duhet të shpëtojë nga verbëria strategjike një orë e më parë
07/12/2020 15:27

Kreu i shtetit turk mori pjesë me një videomesazh në Uorkshopin për Mesdheun Lindor, organizuar në Antalie nga Këshilli Ndërkombëtar Universitar dhe Universiteti i Mesdheut (AKDU). “Bashkimi Evropian duhet të shpëtojë një orë e më parë nga verbëria strategjike në të cilën është zhytur, si dhe të mos lejojë që ajo të përdoret si dash (tra me kokë metali për të shpërthyer portat a muret e kështjellave) në Mesdheun Lindor nga pala grekoqipriote dhe Greqia”, tha Presidenti Erdogan. Ai tërhoqi vëmendjen se turqve qipriotë dhe Turqisë nuk duhet t’i bëhen më shumë padrejtësi në emër të solidarësisë së Unionit. “Propozimi ynë për organizimin e një konference me pjesëmarrjen e të gjitha vendeve të rajonit të lagur nga Mesdheu Lindor, përfshi këtu edhe turqit qipriotë, është ende mbi tavolinë. Ne presim nga bashkëbiseduesit tanë që të mos e lënë në ajër këtë dorë që u ka zgjatur Turqia. Unë u bëj thirrje të gjithë fqinjëve tanë në Mesdhe, me në krye Greqinë, që të mos e shohin më këtë çështje (Mesdheu Lindor) si një lojë me shumën zero. Jam i besimit se kur veprohet me maturi, sinqeritet dhe arsye të shëndoshë, ne mund të gjejmë një formulë që mbron të drejtat e gjithsecilit mbi parimin fito-fito”, u shpreh lideri turk. Sipas tij, Turqia nuk mund të qëndrojë si një spektator në tribunë përballë zhvillimeve në këtë pellg, pasi ajo është shteti me vijën bregdetare më të gjatë në Mesdhe. “Ne e kemi thënë qartë se vendi ynë nuk do t’i pranojë kurrë planet dhe hartat që synojnë të izolojnë atë në bregdetin e Antalies. Nuk synojmë të grabisim të drejtat apo interesat e askujt, por jemi duke mbajtur një qëndrim të palëkundur kundër mendësisë pirate që përpiqet të na zhvatë të drejtat tona. Vendi ynë nuk favorizon kurrsesi tensionin në çështjen e Mesdheut Lindor; por është për vendosjen e paqes, bashkëpunimit dhe drejtësisë”, saktësoi Presidenti Erdogan. Në vazhdën e tensioneve të fundit në rajon, Greqia dhe administrata grekoqipriote kanë rritur presionin e tyre ndaj shteteve të tjera anëtare të Unionit për të vendosur sanksione kundër Turqisë gjatë samitit të ardhshëm të liderëve të BE-së.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20