Të paktën një person ka humbur jetën, rrugët janë përmbytur dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike ndërsa stuhia Malik është vendosur mbi skandinavi gjatë fundjavës. Në danimarkën qendrore, një 78 vjecare u nda nga jeta pasi u përball me erën e fortë. Gruaja u mor me vete nga era, e si rezultat ajo u rrëzua dhe pësoi lëndime që cuan më pas në vdekje- thanë zyrtarët danezë.